Senati amerikan miraton një reformë madhore në drejtësi - Bota Sot
Senati amerikan miraton një reformë madhore në drejtësi

Amerika

Senati amerikan miraton një reformë madhore në drejtësi

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:16
Senati amerikan

Senati amerikan miratoi dje në mbrëmje një projektligj federal mbi reformën në drejtësinë penale, duke i hapur rrugën ndryshimeve më të mëdha që bëhen në sistemin amerikan të drejtësisë prej dekadash.

“First Step Act”, një projektligj dypartiak që është përpunuar me vështirësi dhe që synon të lehtësojë dënimet e rënda për disa krime, do t’u japë më shumë hapësirë gjyqtarëve në përcaktimin e dënimeve për kriminelët e nivelit të ulët dhe do të përmirësojë kushtet e burgimit për gratë.

“Amerika është vendi më i mirë në botë dhe puna ime është të luftoj për të gjithë qytetarët, edhe për ata që kanë bërë gabime”, shkruan në Twitter presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas miratimit të projektligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...