U shokova nga ky lajm i kobshëm, sapo lexova lajmin e dhimbshëm e tragjik, që edhe këtë çast e kam të vështirë t'a besoj, ikjen nga kjo jetë tragjikisht të Arian Dacit, zv/ministrit te Diasporës së Kosovës, dhe djalit të mikut tim prej me shumë se një dekadë Akademik prof. Nexhat Daci.
Çfarë ishte gjithë ky “nxitim” për të ikur Ariani...! E vetmja gjë që nuk kapërdihet është vdekja, gjithçka tjetër është e gënjeshtërt!
Dhimbja e vdekjes nuk është për të vdekurit, por është për të gjallët që le pas!
Vdekja me lirinë e saj të frikëshme, është e ftohtë e pashpirt dhe e pamëshirshme.
Është ajo dhimbja që ju shkaktove me largimin tend fizik, familjes e shoqërisë, është tejet e thellë, është një dhimbje e pakufi për Atin e Shtrenjtë, për Babën e Nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijet e tu..!
Në këtë moment të dhimbshem e tejet të rëndë shpirtërisht ndodhem pranë familjes të mikut tim të nderuar e respektuar, Akademik, Prof. Nexhat Daci, duke i shprehur ngushëllimet e mija, të familjes sime dhe ngushellime në emër të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, për këtë humbje tragjike e tejet te dhimbshme, para kohe të birit të tyre të shtrenjtë. Ndajmë dhimbjen e lotët bashkë, dëshpërimin dhe hidhërimin, dashurinë dhe mallin. Ngushëllime të sinqerta shoqërisë e gjithë të dashurëve që e rrethonin..!
Qendroni te forte! Kjo eshte jeta qe na ve ne sprova te dhimbeshme ! T’i rrojne femija!
Të rroni e t'a kujtoni me aromën e dashurisë e dritën e kujtimeve që la pas për Ju miku im i çmuar Prof. Nexhat Daci si babai i tij, dhe krejt familjes DACI!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që ti Arian e doje aq shumë dhe kontribuove me inteligjencë e qytetari në gjurmet e babait Tuaj!
Prehu në Paqen e Amëshuar, aty ku prehen Engjejt si TY, Arian!
I përjetshëm kujtimi e vepra e tij!
Amen!
Raimonda Moisiu & Familja
Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiotaro- Amerikane, SHBA