Prej sot, një rrugë në Rrëshen merr emrin e Kapidan Preng Bib Doda, Prijës i Mirditës, atdhetar i shquar i kombit - Bota Sot
Prej sot, një rrugë në Rrëshen merr emrin e Kapidan Preng Bib Doda, Prijës i Mirditës, atdhetar i shquar i kombit

Amerika

Prej sot, një rrugë në Rrëshen merr emrin e Kapidan Preng Bib Doda, Prijës i Mirditës, atdhetar i shquar i kombit

Nga: Beqir Sina Më: 26 mars 2019 Në ora: 06:55
Prej sot, një rrugë në Rrëshen merr emrin e Kapidan Preng Bib Doda, Prijës i Mirditës, atdhetar i shquar i kombit

Ndrec Dedaj: Bashkia Mirditë në një kohë të shkurtër do të marrë iniciativa të ndërtojë në sheshin e bukur “Abat Doçi” shtatoren e Preng Bib Dodës dhe të Abat Doçit, si bashkohës që kanë gërshetuar me njëri tjetrin, njëri diplomacinë e tjetri udhëheqejen. Por Bashkia Mirditë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, normalisht duke bashkëpunuar dhe gjetur konsensin e familjarëve, t’i kthejmë sarajet e Kapidanit si dikur, një kullë pritëse të Mirditës bashkë me konviktin, bashkë me Abacinë duke bashkëpunuar ngushtësisht me Dioqezën,

Ipeshkëvi Gjergj Meta: Bashkë me kryetarin e Bashkisë, bashkë me të gjithë faktoret e duhur, jam i sigurtë se do ti kthejmë diçka të bukur Oroshit. Ne e kemi nisur tashmë bashkëpunimin, një bashkëpunim që do t’i sjelli Oroshit diçka të bukur qoftë Abacinë me gjithe kompleksitetin e saj, e shpresojmë edhe Sarajet e Kapidanit.

Artan Lleshi (Gjomarku): Si sot 100 vjetë më pare, as dera e Kapidanit të Mirditës nuk e dinte se Mirdita vetëm pas një shekulli do ta përjetësonte prijësin e saj. Por qoftë kjo rrugë, rruga e bekuar së cilës ardhshim miq e kohë të begata për Mirditën dhe 12 bajrakët e saj të lavdishëm.

-R E F L E K S I O N-

Kaluan plot 28 vite që komunizmi u shporr dhe për pasojë nuk kishte më asnjë pengesë ligjore apo politike të shkruar, për të vlerësuar e rivlerësuar një sërë figurash që sëpari i bëjnë nder Mirditës por edhe kombit. Për fat të keq vlerësimi që është bërë, është bërë selektiv dhe në nivele të ulëta, thjesht në ndonjë konferencë apo sesion shkencor të niveleve që nuk kanë lënë asnjë gjurmë vlerësuese.

Çuditërisht Kapidan Preng Bib Doda e shumë figura të ndrituara që na bëjnë nder të gjithëve aty kanë qenë, por përjetësimi i tyre në emra rrugësh apo sheshesh u lokalizua vetëm në dy emra, edhe ata figura emblematike të Mirditës si “Abat Doçi” (sheshi i qytetit) dhe “Gjergj Fishta” njëra prej rrugëve kryesore të qytetit.

Ishte e habitshme në atë kohë por edhe sot, se si një rruge ndër më të gjata dhe të rëndësishme të qytetit Rrëshen, me fillim gati një km në hyrje të qytetit dhe deri në dalje, në ekstremin tjetër të qytetit, ka një emër të vetëm “Vinçenso D’Paoli”. Një akt i turpshëm servilist dhe aspak i nevojshëm i atyre këshillave apo “mentorëve” të kohës. Kjo për arsyen e thjeshtë se vetë Kisha jonë nuk është Kishë Vinçensiane, ndonëse diku në periferi janë disa motra Vinçensiane mjaft të nderuara dhe tejet të angazhuara në jetën sociale të zonës. Por kjo nuk e justifikon faktin që rrugës më të gjatë në Rrëshen t’i jepej ai emër, kur fare mirë këtë emër, pra “Vinçenso D’Paoli” mund ta ketë rruga nga kryqëzimi pranë Katedrales, deri te misioni Vinçensian.

Kjo situatë aspak normale me emërtimin gjatësor të kësaj rruge, kishte privuar emërtimin e figurave të tjera, siç është emri i Preng Bib Dodës, apo dhe i martires Marie Tuci ndërkohë që përjetësim i emrit të saj në një rrugë qëndrore në qytet është në proces dhe do të bëhet sëshpejti. Për shumë kohë Këshillat Bashkiake ishin përqëndruar në “çokat” me dhënie titulli “Qytetar Nderi” deri edhe për emra që askush nuk i njeh e kurrë nuk kanë qenë në Mirditë e as Shqipëri, duke anashkaluar emra të shquar nga kapidanati historik, martireve dhe martirëve që u shkrinë për Mirditën dhe vlerat e saj historike.

Për cilindo është e habitshme se pse ato segmente politike të cilat përfituan pushtet dhe vota pa numërim nga familjarët dhe fisi i tyre, kishin frikë apo nuk deshën t’i përjetësonin në emërtime rrugësh apo institucionesh, deri kur kjo situatë u vendos në shina ligjore. Hapi i parë në emërtim rrugës u bë dy vite më parë, kur Bashkia Mirditë një rruge të rëndësishme i dha emrin e martires “Musine Kokalari” e cila prej vitesh jetoi e internuar në Mirditë, por edhe ndërroi jetë pikërisht në këtë qytet.

E ndërsa në shfrytëzim të hapësirave ligjore, me propozim të komisionit konsultativ për vlerësimin e figurave dhe emërtimin e rrugëve dhe titujve të nderit u vendos që rruga nga ish-shtëpia e ushtarakëve deri në degëzimin për Ndërfushaz në rrugën hyrëse të qytetit Rrëshen, të përjetësohet emri i Preng Bib Dodës, i cili në shpjegimet e pleqve quhej “Dielli i Kapidanëve“ a “Dielli i Gjomarkut”, pra që na jep mbarësi për të ardhmen, si bashkësi e Mirditës me tradita e doke kanunore të vetat, pa u përzierë me simbole të pushtuesve.

-C E R E M O N I A-

Ka nisur në ora 11.00 në rreth rrotullimin hyrës në qytet, ku është vendosur një ndër pllakat me emrin “Rruga Preng Bib Doda”. Drejtues të Bashkisë e të Këshillit Bashkiak, familjarë dhe pasardhës të Preng Bib Dodës si dhe qyetarë të shumtë fillimisht kanë nderuar hymnin e Flamurit Kombëtar, realizuar nga nga banda frymore. Pas pak, Kryetari i Bashkisë Mirditë z. Ndrec Deda dhe Preng Gjomarku si përfaqësues i familjes kapidanore, pasardhës të Preng Bib Dodës, kanë zbuluar pllaktën që mban emrin e rrugës. Pas qëndrimit disa minutësh në rrugën “Preng Bib Doda” të pranishmit por edhe qytetarë të shumtë janë drejtuar për në sallën e Pallatit të Kulturës, ku ishte paracaktuar Akademia Përkujtimore kushtuar figurës së Preng Bib Dodës.

Pas hapjes së Akademisë Përkujtimore nga moderatori i këtij aktiviteti, gazetari Gjergj Marku, fjalën përshëndetëse e ka marrë kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj.Dedaj tha se sot Bashkia Mirditë hyrjes së qytetit Rrëshen, një rrugë e rindërtuar plotësisht nga e para, e pagëzoi me emrin e prijësit të Mirditës Preng Bib Doda, një nga figurat qëndrore të historisë së Shqipërisë, në luftë për liri dhe pavarësi të Shqipërisë. Një nga burrat më të zotë ose fenomeni Preng Bib Doda siç e kanë quajtur historianët. Fatkeqësisht deri më sot ky burrështetas por edhe të tjerë, nuk e kanë marrë dimensionin e duhur kombëtar. Ka ardhur momenti që ti japim dimensionin e duhur lokal edhe kombëtar këtij prijësi të madh të Mirditës, i njohur brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Është një dimension të cilin nuk ja dhurojmë, por e ka fituar me luftë, me sakrifica, me kulturën, me dijet, me diplomacine dhe me forcën e një ushtaraku të zot.

Ai e ruajti Mirditën të pastër falë gërshetimit të forcës me diplomacinë, duke e ruajtuar këtë oaz të Mirditës të pa prekur në besimin e tij në Zot dhe në Krisht. Pra është zotësia e këtyre burrav të mëdhenj, e Bib Dodës para Tij princ i njohur dhe ushtarak brenda dhe jashtë Shqipërisë, por që Preng Bib Doda nuk qëndroi në hijen e të attit të vet por përkundrazi, e çoi më lart emrin e Bib Dodës duke luftuar dhe duke dhënë kontribut të jashzakonshëmpër lirinë dhe pavarësinë e vendit. Dy herë zevendës kryeministër e Shqipërisë, dy herë ministër. Bashkia Mirditë në një kohë të shkurtër do të marrë iniciativa të ndërtojë në sheshin e bukur “Abat Doçi” shtatoren e Preng Bib Dodës dhe të Abat Doçit, si bashkohës që kanë gërshetuar me njëri tjetrin njëri diplomacinë e tjetri udhëheqejen.

Por Bashkia Mirditë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, premtim dhe i kryeministrit pasi Oroshin e kemi futur në programin e 100 fshatrave për shkak të historisë, normalisht duke bashkëpunuar dhe gjetur konsensin e familjarëve, t’i kthejmë sarajet e Kapidanit si dikur, një kullë pritëse të Mirditës bashkë me konviktin, bashkë me Abacinë duke bashkëpunuar ngushtësisht me Dioqezën, me qëllim që kjo familje e princave të Mirditës me Preng e Bib Dodëne të tjerë pasardhës të marrin dimensionin e duhur lokal e kombëtar, që Oroshi dhe Mirdita të vizitohen e të shikojmë gjera konkrete që për fat të keq sot nuk ekzistojë nga shkatërrimet e sitemit të kaluar. Pra kemi gjthë vullnetin e duhur që këtyre figura tu japim dimensionin e duhur, ka përfunduar kryetari Dedaj

Më pas ka përshëndetur Ipeshkëvi i Dioqezës Gjegj Meta i cili ndër të tjera tha: Ka një popull në ketë ballkanin tonë e Europën tonë që ka ruajtur identitetin e vet kombëtar mes peripecive më të mëdhaja që mund të ketë kaluar. Dhe ky është populli shqiptar. Dhe në këtë popullin shqiptar ka një komunitet që ka ruajtur të paprekur jo vetëm identitetin nacional, por ruajti dhe fenë e vet, e këta janë katolikët shqiptarë. Por ndërmjet këtyrë katolikëve shqiptarë ka një bërthamë njërëzish që jo vetëm ruajtën identitetin kombëtar, jo vetëm ruajtën të pa prekur besimin, por u qeveris me ligjet e veta. Kjo bërthamë është Mirdita.

Mirditës, Shqipëria i ka borgj shumë, pavarësisht se Mirdita sot është e zbrazur. Kjo lidhje ndërmet Abatit dhe Kapedanit, sidomos në kohën e Abat Doçit ka qenë shumë e fortë edhe pse në raste nuk ka qenë një bashkëjetesë fort e lumtur ndërmejt tyre. Por koha e Abat Docit dhe Preng Bib Dodës ka qënë mjaft e mirë. Bashkë me kryetarin e Bashkisë, bashkë me të gjithë faktoret e duhur, jam i sigurtë se do ti kthejmë diçka të bukur Oroshit. Ne e kemi nisur tashmë bashkëpunimin, një bashkëpunim që do t’i sjelli Oroshit diçka të bukur qoftë Abacinë me gjithe kompleksitetin e saj, e shpresojmë edhe Sarajet e Kapidanit. Por të mos jetë një vend që të kujtohen të vdekurit, por një vend ku të shkojnë të gjallët, për të rifrekuar historinë dhe për të marrë frymezim për të ardhen e Mirditës dhe të Shqipërisë, ka përfunduar Ipeshkevi Meta.

Në emër të familjes ka përshendetur Artan Lleshi (Gjomarku) i cili ndër të tjera tha se “Jam sot para Jush jo vetëm në emrin tim personal por edhe në emër të gjithë pasardhësve të Kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni, të cilët ju përcjellin përgëzimet më njerëzore për vlerat dhe traditat që po ruan Mirdita. Dera e Kapedanit të Mirditës si sot 100 vjet më parë përcolli në parajsë prijësin dhe fisnikun e saj Preng Bib Doda. Por një patrioti mund ti hiqet jeta, por jo lavdia.

Si sot 100 vjetë më pare, as dera e Kapidanit të Mirditës nuk e dinte se Mirdita vetëm pas një shekulli do ta përjetësonte prijësin e saj. Por qoftë kjo rrugë, rruga e bekuar së cilës ardhshim miq e kohë të begata për Mirditën dhe 12 bajrakët e saj të lavdishëm. Rruga “Preng Bib Doda” sjelltë në zemrat e Mirditës përgjithmonë Pashkë e Këshendella të lumtura, ka përfunaduar Aratn Gjomarku.

Ndërkohë historianët Gjet Ndoj dhe Nikoll Loka janë ndjekur me mjaft vemendje nga të pranishmit për faktet historike që përcollën, faktë të cilat e ngrijnë më në piedestal këtë figure të pa përsëritshme të Mirditës, krenari mbarëkombëtare.

Më tej ka përshëndetur Filip Gjomarku i cili ka falenderuar të gjithë vendimarrjen për ktë emër që i jepet rrugës hyrëse në qytetit. Ndërkohë Dom Nik Ukgjini ka folur mbi perceptimin e kapadanatit në Kosovë sidomos kur vendi ishte i ndarë. Aktiviteti është mbyllur me një koncert festiv organizuar nga Pallati i Kulturës në Rrëshen.

Rrëshen, më 25 mars 2019        

Kush ishte Preng Bib Doda. Nje shkrim nga Akademik Mark Tirta botuar ne revisten “Mirdita”, nr. 15.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...