2 Prilli - Dita Botërore e Autizmit

Amerika

2 Prilli - Dita Botërore e Autizmit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:34
Shpresa Xhaklli

Dr. Shpresa Xhaklli – Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë. (Prjojekti “Histori suksesi shqiptaro-amerikan”, eshte promuar edhe në Prishtinë,( 2014) kurse pjesëtarja e këtij suksesi Shpresa Xhaklli ka then se :”‘Dërgoi përvojën e saj nga SHBA-ja për fëmijët autikë’ si një një nënë shqiptare nga Amerika, e cila kërkon të bëj ndryshimin në Kosovë!)

NEW YORK CITY: Dita botërore e autizmit 2 prilli është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, sot ajo edhe Shqiperi në Kosovë, shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Simbas broshurave thuhet se Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët: “Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje”.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.

Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindrome janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.

Ka qenë hera e parë, që komuniteti shqiptar solli në dritë – një aktiviste që me punën dhe angazhimin e saj të pakyrsyer së bashku me familjen e saj që do të kujdesej dhe do të ndihmonte të gjithë fëmijët shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë me Autizëm.

Dr Shpresa Xhaklli është nga armata e të shumëtve, të atyre që ne i njofim si bijtë e bijat tona më të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumë fusha e drejtime të jetës- si universitetet amerikane, shkencë, politikë, institucionet e larta amerikane, financë, arsim, art, afristë, shou – biznes – që asnjë prej tyre nuk e ka humbur vetëdijen e të qenit shqiptar, pavarësish ku ka lindur, është rritur apo shkolluar.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, po ri sjellim një intervistë të gazetës Bota sot, 5 vjet më parë me Dr Shpresa Xhaklli.

E cila në atë kohë ndërsa, ishte me një mision të dyzuar Dr. Xhaklli, ishte edhe pjesë e projektit “Histori Suksesi Shqiptaro-Amerikan”, ajo është edhe një mjeke me profesion. Shpresa Xhakli nga Kosova e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1986, ishte edhe ajo pjesë e cila u kthye në Kosovë të promovojë projektin e Autizmit për të ndihmuar edhe fëmijët shqiptar që vuajnë nga sindromi Autizëm.

 

Shpresa, ka lindur në Raincë , komune e Preshevës, ku prindët e saj mësues, Gospava dhe Skënder Burgija, kaluan në Mitrovicë, aty ku Shpresa, kreu shkollën fillore dhe gjimnazin “Silvira Tomazini” e pastaj Fakultetin e Mjekësisë , në Prishtinë. Ndërsa, më pas kthehet në Mitrovicë, ku ajo punojë në shtëpinë e shëndetit , spitalin e Mitrovicës dhe në shkollën e mesme të Mjekësisë, 25 vjetë më parë se ajo erdhi në SHBA.

Me të ardhur në Amerikë, natyrisht që ajo si çdo emigrantë kishte shumë plane për të ardhmen e saj, por bota e saj u shpërbë dhe jeta e saj thuhet se ndryshoi përgjithmonë kur Arbeni, djali i saj, u diagnostikua me autizëm. Mirëpo :”Ajo, e bëri një premtim për të dhe veten e saj, se ajo ishte duke shkuar për të luftuar për të dhe të tjerët”.

Kështu – shqiptaro amerikanja Shpresa Xhaklli, filloi me “United for Autizm” Fondacioni në Kosovë, i cili ishte i pari dhe i vetmi i këtij lloji në vend. Ajo me këtë institucion ka qenë mjaft aktive në nxitjen për atë që është tani, një instutucion në Kosovë, për të mbrojtur fëmijët me nevoja të veçanta, dhe ajo u dallua edhe në ndihmën për të hapur shkollën e parë që adreson nevojat e tyre dhe ndihmon për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë kosovare me Autizmin.

“Qellimi im dhe shkuarja ime në Kosovë,” na ka thën Shpresa në një bised kur ajo si gjithënjë është e gatëshme të ndihmoj fëmijtë me Autizëm , “ Që t’i bëjë të njohura kudo nevojat dhe kerkesat e tyre. Vizitat e mija në Kosovë kan qenë tejet e suksesshme, për të treguar dhe aftesitë dhe arritjet e komunitetit shqipetarë në Amerikë, në çdo aspekt . Çka, të rinjtë tanë ,me kontaktet tona me ta, jan treguar jashtëzakonisht ambicioz,të mençur , të frymëzuar dhe treguan interes për mënyrën e arritjes së suksesit” .

Shpresa Xhaklli – e cila e ka të ndarë jetën e saj – në mes të Prishtinës dhe Nju Jorkut, e argumenton këtë me lidhjet e saj të forta me Autizimin – përshkak të dëshirës së saj që vetëm të ndihmojë – pra të ndihmoj fëmijt me autizëm, siç është dhe djali i saj, Arbeni.

“Duke qenë në mërgim,” shprehet Xhaklli,” isha e vetmuar në dhimbjen time dhe dëshira të ndihmoj – lindi po nga ky moment dhe për këta fëmijë në Kosovë”.

Ajo do të sqaronte në këtë bisedme gazetën tonë se ata po punojn me qendrat shëndetësore në Kosovë dhe shkollat që kan hapur në aspektin e vetëdijsimit , të prindëve dhe popullatës , dijagnostifikimin dhe shërbimeve ,për fëmij me autizëm.

“Jam e lumtur se kam mbështetjen dhe përkrahjen masive të komunitetit tonë,” citohet të jet shrehur Shpresa, duke shtuar “ këtu në SHBA por edhe të popullit të Kosovë, prindërve dhe bizniseve , zyrës së MASHT-‘it, në Ministrin e Arësimit, Ministrisë së Shëndetësisë, për mbledhjen e fondeve ose realizimit të trajnimeve. Megjithëse, nuk kam pasë përkrahje deri tani nga asnjë shoqate ndërkombetare , për këtë qëllim, kemi arritur të kemi qendër në Prishtinë, Pejë, Prizren, një klasë autizimi në Suharekë, po presim, të hapim një të till në Gilan, kurse janë bler dhe janë bërë gati paisjet pë nër Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë” ( bëhet fjalë për bisedën e pësë vjetëve më parë, për Bota sot).

Megjithëse, ajo nuk ka deri tash ndonjë formë bashkepunuese me Fondacionin për Fëmijtë Shqipëtarë në Tiranë , mbasi siç thotë ajo ky është një fillim dhe inicijative e nisur nga ajo vetë personalisht, prindët dhe terapistet nga Kosova – vlerëson takimet e saj me Presidenten e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha me të cilën ajo së bashku përfaqësuan dy shtetet tona Shqipërinë dhe Kosovën në samitin e Autizmit në Doha të Katarit.

Pesë vjet më parë Dr Shpresa Xhaklli, foli edhe pjesmarrjen e saj në “Samitin në Doha të Katarit, i mbajtur nga datat 4 deri më 6 nëntor, ku si tregojë për gazetën tonë zonja Xhaklli, sapo ishte me të kthyer nga ky samit, i cili ishte i organizuar në nivelin më të lartë , dhe ku muarën pjesë 1.900 delegatë nga tërë bota : “Me projekte dhe inovacione në lami të edukimit, dhe ku u ndan disa fonde për ato më të suksesshmet . Ndërsa, i tërë Samiti – ishte nën patronazhin e Sheika Moza, të Qatarit” tha ajo.

“Ky samit ndau dhe çmimet vjetore ku me çmimin e parë “ëISE 2014″për ndihmën që u jep fëmijve me autizëm e mori zonja Ann Lesley Cotton, Presidentja dhe organizatorja e Camfed International , nga Britania e Madhe. Kurse, fituan fonde edhe 6 projekte tjera ndërsa mungojnë fëmijët shqiptar me autizëm.”

Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë.

Shpresa Xhaklli, e cila mund të quhet me plotë kuptimin e saj si Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë, kishte “shpresuar” pak më shumë për fëmijët shqiptarë, me autizëm, shprehet disi e “pezmatuar” nga ndarja e fondeve, për cdo vit.

Teksa ajo shton se ” Isha pak e dëshpruar, sepse, nuk kishte pothuajse asgjë për fëmijët tanë me Autizëm, dhe në panelin e mbylljes, mu dha rasti të bëja edhe pyetje: “Gjatë gjithë Samitit i përfshim të gjithë fëmijt ,në luftë, refugjatë, edukim të ultë dhe të lartë, kushtet… e tyre, por jo dhe për fëmijt me Autizëm. A thua se këta fëmijë nuk i takojnë sfidës “Imagine-Create-Learn” apo është dhe do të janë gjithënjë – stigme dhe do të mbahen ashtu si janë?”

Mirëpo, ajo tregon se ka qenë e kënaqur nga delegatët prej të cilëve ajo ka marr ovacione të cilat tregon ajo e kan bërë të lotojë nga emocionet.

Mora përgjigje, dhe premtime na tha zonja Xhaklli se edhe fëmijët me autizëm duhen të përfshihen – në samitin tjetër, mbasi organizatorët e këtij samiti të paraqiten me projekte, për të kuptuar më tepër se si ata munden të ndihmojn fëmijët me autizëm.

Mbas kësaj Dr. Xhaklli – duket se është e vedosur se tani asaj i duhet të bëj projekte ! “Nga aty , shprehet ajo shkova në WOA – ëorld Organisation for Autism, në Kuwait , ku mora kontakte me organizata të tjera, botërore dhe autore të librave në Autizëm dhe projektete tyre si shembull, dhe udhëtova në Antalya, ku u mbajtë takimi – INCA- Internatinal Conference on Autism , ku mora trajnime ,për arësye informatave të duhura, edhe për fëmijët për Kosovën, dhe i dërgova të gjitha që të përkthehen dhe përdoren për fëmijt tanë”.

Në fund të kësaj bisede, Dr. Shpresa Xhaklli, e cila është edhe pjesë e një libri, të parë voluminoz dhe luksoz(hard cover) të titulluar: “Albanian American Success Stories”, dhe mentoria e kujdesit të jashtëzakonshëm për fëmijët e Kosovës me Autizëm, pos një faleminderimi të ngrohtë për gazetën tonë – në ndimhën që po japim në anën mediale të kësaj inisiiative, tha se : ” Kjo është një çështje globale, mbasi sot kemi fëmij me autizëm në Maqedoni, Mal të Zi , Shqipëri…dhe kudo në botë.”

Ajo e përfundojë bisedën me thënjen se “Autizmi nuk është tragjedi, por mos dija e saj është, dhe se autizmi, nuk zgjidhet por pranimi,Po!

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat