New York : Shqiptari gjen zarfin me gjysmë milion dollarë dhe e dorzon të gruaja që e kishte humbur

Amerika

New York : Shqiptari gjen zarfin me gjysmë milion dollarë dhe e dorzon të gruaja që e kishte humbur

Nga: Beqir Sina Më: 12 maj 2019 Në ora: 15:53
New York : Shqiptari gjen zarfin me gjysmë milion dollarë dhe e dorzon të gruaja që e kishte humbur

HARLEM NYC (Bota sot - 12 Maj 2019): Ky është një rast i vecantë, kur ne shqiptarve të Amerikës në bën qe te ndjehemi edhe më krenar. Bëhet fjalë për studentin e mjekësis Armando Markaj, 27 vjec, i cili punon si kamerier mbas orëve të shkollës në lokalin e famëshëm të shqiptarit në Harlem New York - “Pizzeria Patsy”, e Frank Brija nga Tropoja - një emigrant i vjetër i komunitetit - gjestin e tij të vecantë.

“Krenar me gjestin e madh të bashkatdhetarit tonë Armando Markaj - i cili mbasi i gjeti çekun me shumën gjysmë milion dollar (424,000) të zonjës së këtyre të hollave, e cila e kishte harruar në picerinë e famëshme të një shqiptari “Pizzeria Patsy” - New York-ut, në vendin ku punon z. Markaj, ai e thirri 79 vjecaren Karen Vinacour, nga Nju Jorku, për ti dhënë “sihariqin” se çeku me prej 424,000 dollaresh që ishte lene aty mbi tavolinë, ishte ne duar te sigurta”.

Ngjarja e bujshme ndodhi kete fundjave, kur një grua nga Harlemi - Manhatani, New York City, e cila sapo kishte tërhequr nga një bankë 424,000 dollarë gjatë fundjavës, mendojë se i kishte humbur ato - por ka qenë një kamarier i një lokali shqiptar,i cili ishte ai që e kishte shërbyer këtë kliente dhe kishte gjetur çekun - dhe më pasë po vet ai dhe pronari i tij po shqiptar, e thirri gruan ti jap çekun e humbur dhe kthyer buzeqeshjen asaj.

Image

“Në vend të 20% të faturës së pagesës, në picerinë e famëshme të një shqiptari “Pizzeria Patsy” - New York-ut, të shqiptarit Frank Brija, në vendin ku punon z. Markaj, u gjet një zarf i palosur që ishte e vetmja gjë që mbetej mbi tavolinën të shtunën, kur kamarieri Armando Markaj - shkoi për ta pastruar atë”, shkruan sot shtypi njujorkez, dhe raportuan te gjitha televizionet e qytetit të New Yorkut.

Duke thënë se sidoqoftë, kamarieri u bë e ditur se ishte një student shqiptar në fakultetin mjekësor që punonte mbas shkollës, por se nuk kishte fjalë, dhe vetëm një buzëqeshje për Karen Vinacour, e cila gjendej e hutuar dhe mirënjohëse, kur gazeta e përditëshme njujorkeze “Daily News”, u bë “deshmitare” e këtij gjesti të bujshëm të shqiptarit, kur ai i dorzojë 79 vjecares Karen Vinacour, nga Nju Jorku, ate çekun e harruar mbi tavolinë me një shumë të madhe prej 424,000 dollarësh .

Kështu nxitimthi Markaj vrapo që të lajmëronte, më parë shqiptarin Frank Brija, pronari i lokalit, i cili i njeh të gjithë klientët e tij, mbasi ka më shumë se dy dekada qe ka në këtë vend këtë lokal të famshëm, ku më tej u kontaktua gruaja për ti kthyer çekun me gjysmë milioni dollarë.

E emocionuar dhe e hutuar me atë cfarë po ndodhte - dhe duke “fshirë” syt nga që nuk i besohej- gruaja e falënderoi Markajn, ndërkohë, që veprimi i tij u pasqyrua në shumë media amerikane, gjatë gjithë ditës së djeshme.

Shqiptari, që bëri këtë gjest u tha gazetarve amerikan, se ky : “Është një veprim i vogël, por këto gjeste na përcaktojnë ne shqiptarët si njerëz të qyteruar, human dhe ndershëm”.

Image

"Jam e lumtur për këtë, vërtet. Që jam shqiptar dhe që e bëra këtë veprim human dhe të ndërgjegjëshëm”, tha ai duke shtuar : “Zakonisht, të shtunave jemi si kamarier mjaft të zënë dhe unë kam qenë shumë afër marrjes së gjithçkaje, që na lënë si bakshishë klientët në tryezë por kur pashë një zarf me të vërtet u befasova", tha Markaj, për Daily News.

"Sapo e mora zarfin dhe pashë logon dhe adresën " Citibank " mendova se ishte e rëndësishme, dhe kështu nisa që të vrapoja në rrugë për ta kërkuar klienten që i shërbeva - por vrejta se ajo ishte larguar".

Markaj 27 vjecar, thot se thirri pronarin Frank Brija, 63 vjeç, dhe e dorzoi atij çekun duke i treguar pronarit se dikush e harroi mbi tavoline.

"Menduam me siguri se ishte një miliarder-e, apo diçka e till dhe kishm te bejme me ndonjë të pasur, sepse kush mund të lë një zarf si kjo?", tha Brija, i cili menjëher thirri në telefon numërin e gjetur në zarf me ndihmen e djalit te tij Adem Brija.

Vinacour, e cila i ka kushtuar pjesën më të madhe të daljes në pension në vullnetarizëm me bamirësi në Laos për të ndihmuar gratë dhe fëmijët e varfër, thirri vajzën e saj, e cila menjëherë filloi të kërkonte nëpër koshat e plehrave shtëpiake.

Pastaj e zhytur dhe zemërim, Vinacour shkoi në shtëpi. Dhe, u kthye në East Harlem te lokali Pizzeria Patsy, ku Markaj dhe Brija po presin për të, mbasi e kishin telefonuar.

Pronari tha se gjithashtu me këtë rast ai kishte aktivizuar djalin e tij Adem Brija, 30 vjec, që nëpërmjet kërkimit në online të shikonte për Vinacour, emri i të cilës ishte shtypur në çekun e gjetur.

"Nuk mund ta besoj, unë jam aq e lehtësuar, saqë ju nuk keni idenë, "tha një Vinacour, gruaja qe kishte humbur çekun gjysme milioni dollar, gruaja e cila dukej “pafrymë” dhe i kishte “ikur” mendja dhe fytyra”, shkruan shtypi njujorkez, për këtë ngjarje të bujshme që bën shqiptarët duke i dorzuar çekun e gjetur në zarf çekun 424 mijë dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat