Ambasadorja e Kosovës për iftar në Shtëpinë e Bardhë, kësaj radhe mungon fotografia e Ambasdores së Shqipërisë në Uashington me presidentin Trump

Amerika

Ambasadorja e Kosovës për iftar në Shtëpinë e Bardhë, kësaj radhe mungon fotografia e Ambasdores së Shqipërisë në Uashington me presidentin Trump

Nga: Beqir SINA - New York Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:45
Vlora Citaku

WASHINGTON D.C: Në iftarin e dytë gjatë Administratës së Presidentit Trump, në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump ua uroi të ftuarve të tij dhe myslimanëve në mbarë botën muajin e Ramazanit.

Në darkën e shtruar në Shtëpinë e Bardhë morën pjesë disa anëtarë të Kabinetit të Presidentit Trump, perfshire edhe zvendes Presidentin Pence, dhe ambdasadorë të vendeve me shumicë myslimane, përfshirë ambasadoren e Kosovës Vlora Çitaku, që ftohet pothuajse në çdo event të Shtëpisë së Bardhë me ambasodrët në Washington.

Presidenti Trump, spias traditës që ka krijuar mbas 9/11 në çdo Iftar, Shtëpia e Bardhë, tha se kjo pritje nderon "një traditë të shenjtë të një prej feve të mëdha të botës".

"Për secilin prej jush dhe myslimanët në mbarë botën: Gëzuar Muajin e Ramazanit. Përmes kësaj darke në këtë mbrëmje ne nderojmë një traditë të shenjtë të një prej feve të mëdha të botës. Për besimtarët myslimanë, iftari shënon fundin e periudhës ditore të agjërimit dhe reflektimin shpirtëror që ndodh gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit".

Në darkën e shtruar nga Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë për nder të festës së myslimanëve mori pjesë edhe Ambasadroja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku, por nuk ka "marrë" pjesë të paktën siç shihet nga pamjet në rrjetet sociale Ambasadorja e Shqipërisë, Floreta Faber.

Dhe kjo duket poqese do ti referohemi një Iftari tradicional që shtron Shtëpia e Bardhë - atë të vitit të kaluar, ku Presidenti Donald J. Trump, shtroi një darkë Iftari në Shtëpinë e Bardhë, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Floreta Luli-Faber mori pjesë, ku me atë rast ajo vet tha se ishte takuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Por, të paktën nga fotografit e postuara deri tani Ambasdorja e Shqipërisë, në Washington Floreta Luli-Faber, duket se nuk ka qenë e ftuar !? Dhe, kështu rezulton që ajo nuk ka marr pjesë kësaj radhe.

Megjithatë, ajo vet mund të sqarojë sepse nuk ka marr ose ka marr pjesë?

Ndërkohë, që Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku, jo vetëm që ka qenë e ftuar në këtë Iftar të shtruar nga Presidenti Trump, por ajo është vendosur në tavolinën e nderit me Presidentin e SHBA Donald Trump, ku si shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook me presidentit amerikan i ka folur për Kosovën, për kulturën e sfidat me të cilat përballet.

Për takimin me Trump dhe iftarin në Shtëpinë e Bardhë, Çitaku, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shoqëruar edhe me disa foto.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ajo.

Në këtë darkë të pranishëm, sipas ambasadores Çitaku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë e personalitete të tjera.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat