Kanada: Aktori shqiptaro-kanadez, 8 vjeçari Etienne Kellici, me një rol të rëndësishëm në filmin “Ready or Not”

Amerika

Kanada: Aktori shqiptaro-kanadez, 8 vjeçari Etienne Kellici, me një rol të rëndësishëm në filmin “Ready or Not”

Nga: Beqir Sina - New York Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:20
Etienne Kellici

TORONTO CA : Duke filluar prej 21 gushtit në të gjitha kinematë në Kanada do të shfaqet filmi "Ready or Not", një komedi e zezë amerikane e llojit horror, ku merr pjesë me një rol të rëndësishëm edhe aktori shqiptaro-kanadez, 8 vjeçari Etienne Kellici, te pakten keshtu njofton sot televizioni komunitar shqiptar ne Toronto- Kanada, “Pasqyra”, raporton Bota sot, nga New York.

Ky Televizion “Pasqyra” me themelues e drejtor te saj Ilir Lena, ne njoftimin e saj ne rrjetin social Facebook, tha po ashtu se së shpejti, teleshikuesit e saj do te njihen me Etienne, përmes ekranit të emisionit te tyre javor “Pasqyra”, qe trasmetohet ne Kanada dhe SHBA, ne platformen me te madhe shqiptare AlbTv, Televizioni Kultura Shqiptare, dhe ne rrjetin kabllor kanadez nje ore ne jave.

“Filmi në fjalë është një nga 3 projektet serioze, ku ai ka marrë pjesë dhe ku shfaqet plot talent, krijues dhe pasionant” shkruan PasqyraTV.

Po ky televizion ne kete njoftim, qe po raporton Bota sot, sygjeron se më poshtë ata kan shkëputur nga “lundruesi” i internetit Wikipedia disa hollësira mbi filmin në fjalë dhe eka shoqeruar ate edhe me Etienne-it, per te cilat ata falenderojnë prindërit, Alket Kellici (aktor) dhe Rudina Luga.

“Ready or Not” është një film thriller me komedi të zezë amerikane për vitin 2019 me regji nga Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett, nga një skenar i Guy Busick dhe R. Christopher Murphy. Aty yllon Samara Weaving si një grua e porsa martuar që bëhet e “merzitura” nga vjehrrat e saj. Mark O'Brien, Adam Brody, Henry Czerny dhe Andie MacDowell jane bashkë-aktor te cilet ndajne rolet si burri i saj dhe anetar te familjes se tij, përkatësisht.

Filmi pati premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Fantasia në 27 korrik 2019, dhe është planifikuar të dalë në 21 gusht 2019, nga Walt Disney Studios Motion Pictures nën siglen e fameshme te studios prestigjoze “Fox Searchlight Pictures”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat