Policia e Nju Jorkut nderon imamin Kukaj, ky i fundit i dhuron Kuranin Famëlartë komisionerit O’Neill

Amerika

Policia e Nju Jorkut nderon imamin Kukaj, ky i fundit i dhuron Kuranin Famëlartë komisionerit O’Neill

Nga: Beqir Sina Më: 21 gusht 2019 Në ora: 00:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

New York City: Pavarësisht angazhimeve të shumta të policisë së Nju Jorkut, lidershipi i saj për shumë orë kanë lënë zbrazët zyrat e tyre dhe kanë marrë pjesë në drekën e shtruar për nder të Imamit shqiptar, Dr. Tahir Kukaj, i zgjedhur si imami i Departamentit te Policisë së Qytetit Nju Jork, shkruan foldrejt.com nga burimet e saj në SHBA.

Në drekën e organizuar sot (e martë) përveç tjerash pjesëmarrësh ishin: kryerabini i Komunitetit Hebrenj, Alvin Kass dhe rabin Josef Potasnik, nga komuniteti i krishterë merrnin pjesë Monsignor Robert Romano dhe Ati Brian Mcweeney si dhe komisioneri Marco Carrion nga zyra e major Bill Deblasio.

Për kontributin dr.Kukaj foli kapiteni Adeel Rana, presidenti i MOS (Shoqata e Oficerëve Musliman të NYPD).

Gjatë drekës dr.Kukaj në emër të gjithë oficerëve muslimanë, i dhuroi komisionerit të policisë James O’Neill një kopje të librit të shenjtë të muslimanëve Kuranit.

Në fund fjalim mbajti edhe rabini Alvin Kass, i cili tha se “Kukaj është i shkolluar, i urtë, vizionar dhe kam pasur nderin ta dëgjoj në raste të ndryshme. NYPD ka në mesin e saj një figurë të respektuar.”

Ne si redaksi e foldrejt.com, i shprehim suksese imamit Tahir Kukaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat