Përurimi i Bustit të Skënderbeut në Triesh do të ishte mirë nëse bëhet Solemnitet gjithëkombëtar - Bota Sot
Përurimi i Bustit të Skënderbeut në Triesh do të ishte mirë nëse bëhet Solemnitet gjithëkombëtar

Amerika

Përurimi i Bustit të Skënderbeut në Triesh do të ishte mirë nëse bëhet Solemnitet gjithëkombëtar

Nga: Gjekë Gjonlekaj Më: 30 gusht 2019 Në ora: 17:57
Gjekë Gjonlekaj

Sa të rrojë Gjithësia           

Sa të rrojë gjithë dheu 

Do të rrojë Shqipëria                     

Dhe emëri Skënderbeu

Këngë patriotike korçare

Diaspora e Trieshit këto ditë është shumë e angazhuar në lidhje me përfundimin e punimeve për vendosjen e bustit të Skenderëbeut në oborrin e shkollës nentëvjeçare e cila e mban emërin e heroit tonë kombëtar për më shumë se një gjysmë shekulli. Pavarësisht se kjo shkollë është pagëzuar me këtë emër, qysh atëherë e sot kanë munguar nderimet dhe respekti për kryetrimin e Arbërisë.  Klanet sërbo-malazeze anti-shqiptare në bashkëpunim me klanin anti-shqiptar të Trieshit vepruan në heshtje për pothuajse një gjysmë shekulli për ta zhdukur këtë legjendë të historisë së njerëzimit. Shtatoret dhe bustet e Skendërbeut lartësojnë nderin dhe dinjitetin e metropoleve të Evropës,duke filluar nga Roma e deri në Paris. Që nga Marin Barleiti e deri sot janë shkruar për heroin tonë kombëtar qindra vepra historike, letrare dhe muzikore. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë botuar vepra historike dhe poetike nga autorët e famshëm amerikanë ku bënte pjesë edhe poeti  amerikan Henry Longfellow. Ky poet gjenial i Amerikës i kushtoi heroit tonë kombëtar poemën me titull:"Kthimi i Skenderbeut në Krujë" të cilën e  kishte përkthyer në gjuhën shqipe Imzot Noli një shekull më parë. Për Skenderbeun ka shkruar historiani i famshëm anglez Edward Gibbon, pastaj Volteri, bile edhe Karl Marxi. Edhe kompozitori i famshëm italian Antonio Vivaldi kishte kompozuar një vepër muzikore për heroin tonë kombëtar. Austria kishte ruajtur me besnikëri përkrenaren dhe shpatën e tij në Muzeun e Vjenës. Papët e Romës i kishin dhënë titullin "Atlet i Krishtit". Disa historianë thonë se edhe shteti modern shqiptar kishte rilindur për meritat e Skenderbeut në mbrojtjen e qytetërimit evropian. Dita e rilindjes së shtetit shqiptar përkonte me ditën e rikthimit të Skenderebeut në Krujë në vitin 1443.  Emëri Skendërbe ishte i dashur për të gjithë rilindasit shqiptarë,duke filluar nga Jeronim De Rada, Naim Frashëri, At Gjergj Fishta, Imzot Noli dhe shumë të tjerë. Në Shqipërinë e para Luftës së Dytë Botërore disa prindër shqiptarë të krishterë i kishin pagëzuar djemtë e tyre me emërin Skënder për dashurinë e Skenderbeut. Kështu kishte vepruar edhe babai i shqiptarit të krishterë-ortodoks Skënder Luarasit. Sikur të mos ishte Skënderbeu ndoshta Roma do të kishte pësuar fatin  e Konstatinopojës dhe Shën Pjetrit do të përjetonte fatkeqësinë e Shën Sofisë. Kastrioti luftoi për qytetërimin evropian dhe për fenë e krishterë. Ai  bashkëpunoi më të gjithë mbëretërit dhe princat e Ballkanit në mbrojtje të këtij gadishulli. Kush nuk kishte dëgjuar për aleancën e tij me Gjon Huniadin e Hungarisë. Selia e Shëjte dhe shumë mbretëri dhe principata e mbështetën luftën e tij në mbrojtje të Arbërisë dhe Evopës. Portretin e Gjergj Kastriot Skenderbeut e kisha parë qysh në fëmijërinë e hershme në dhomëpritjen e Kolë Gegaj, vëllaut të historianit të njohur të Skënderbeut Dr. Athanas Gegaj. Edhe ditët e kremtimit  të 500-vjetorit të vdekjes të heroit tonë kombëtar në Prishtinë i kujtoj me shumë dashuri. Në janar të vitit 1970 në emigrim e sipër për në Shetet e Bashkuara isha vendosur në periferi të Romës dhe gjatë asaj kohe e kisha vizituar disa herë shtatoren e Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe Sheshin Albania, në Romë.  Gjatë asaj kohe kisha takuar shumë arbreshë dhe çdonjëri prej tyre ishte kryelartë për emërin e Gjergj Kastriotit Skënderbe. Bile ata kishin një fjali të veçantë për origjinën e tyre kombëtare:"Jemi nga porta famshme e Skënderbeut".  Përmendorja e Skënderbeut në Romë ishte ngritur me urdhërin e diktatorit italian Benito Musolinit i cili kishte prirje anti-islamike, por megjthatë emërin e tij të plotë nuk e kishte cënuar dhe në atë monument shkruan Gjergj Kastriot Skënderbeu. Disa malësorë primitivë dhe fanatikë vazhdojnë avazin e tyre të mbrapshtë kundër emërit Skënderbe,pavarësisht se këtë emër e nderuan edhe papët e Romës. Asnjë mbret ose  princ nuk ia kishte mohuar këtë titull që në greqishten e vjetër do të thotë gjeneral. As autorët e famshëm botërorë që kishin lënë vepra të shkëlyeshme për heroin tonë kombëtar nuk e kishin bërë kurrë një gjë të tillë. Zotni Beqir Sina korrespondent i shumë gazetave dhe portaleve shqiptare vitin e kaluar kishte marë pjesë në Detroit në një simpozium kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai kishte vënë re një tendencë të mbrapshtë të tjetërsimit të emërit të Skënderbeut, për faktin se një pjesë e dukshme e ligjeruesëve qëllimisht nuk e kishte përmendur asnjëhërë emërin Skënderbe. Këtë e kishin bërë me qëllim të keq se gjoja emëri Skënderbe ishte emër turk. Qëndrimet e tilla janë antishqiptare dhe kundër historisë. Atëherë këta fanatikë duhet t'i ndryshojnë emërin e Mehmet Shpëndit, Idriz Seferit, Deli Pjetrit e shumë  patriotëve të  tjerë bile edhe të disa klerikëve katolikë që mbanin mbiemëra myslimanë. Shumë shqiptarë primitivë fanatikë katolikë e adhurojnë Presidentin Trump, për faktin se disa herë është deklaruar kundër botës islame. Ata të mjerë adhurojnë presidentin më qesharak në historinë e Amerikës, e adhurojnë  për një arsye të paarsyeshme. Këta fanatikë primitivë mendojnë se vetëm bota katolike duhet të jetojë dhe kurrkush tjetër. Nuk e kuptojnë se në globin tonë jetojnë 5 miliardë e gjysmë njerëz të tjerë që nuk janë të krishterë. Këto pyka futen nëpër qëndrat tona fetare e shoqërore,duke predikuar urrejtje ndërfetare midis popullit shqiptar. Ky fenomen idiotik ka filluar të shfaqet haptas në disa grupime malësorësh këtu në Amerikë. Disa nga këta malokë kanë fituar disa para dhe tani duan të ndryshojnë emërat e personaliteteve më të njohura të historisë sonë kombëtare, bile duan të ndryshojnë edhe historinë e popullit shqiptar. Këta faqezezë duan t'i presin kokën heroit tonë kombëtar. At.Gjergj Fishta ka thënë: Katundari asht katundar, dhe po t'ia rjepësh 7 lëkurë, qyyetar nuk bahet kurrë". Bota e huaj është e mahnitur për faktin se shqiptarët e kishin pranuar për hero kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, pavarësisht se shumica ishin të fesë islame. Ky fenomen I mrekullueshëm ndodhë vetëm tek shqiptarët thonë të huajt. Asnjë shqiptarë mysliman nuk e kundërshtoi kurrë publikisht emërin e heroit tonë kombëtar. Njëri prej analistëve më të njohur të gazetës "The New York Timës" Nicholas Kristof në muajin gusht të vitit 2016 ishte në Prishtinë ato ditë kur Nëna Tereze po shpallej shënjtëresh. Nicholas Kristof shkrunte se ‘këtu në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë monumenti më i nderuar është monumenti i Skenderebut, pavarësisht se të gjithë e dijnë se Gjergj Katrioti ishte i krishterë. Kështu është edhe për Nënën Tereze. Edhe pse shumica absolute e këtij qyteti janë të besimit islam, ata kanë lejuar ndërtimin e katedrales më të madhë në Ballkan’.Shumë personalitete të huaja mrekullohen për marrëdhëniet e mrekullueshme ndërfetare të popullit shqiptar. Këtë e pohoi edhe Shëjtëria e Tij Papa Françesku gjatë vizitës  në Shqipëri. Unë kam mësuar e studiuar 7 vjet në Kosovë, 4 vjet në gjimnazin e Gjakovës dhe 3 vjet në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Nuk mbaj mend as gjestin më të vogël të fanafizmit fetar islamik nga profesorët e mi shqiptarë të Kosovës. Gjatë gjithë këtyre viteve kisha pasur vetëm një profesor shqiptar katolik, ai kishte qënë Prenkë Karaçi professor i gjuhës shqipe në Gjakovë dhe më vone dekani i Fakultetit tonë kishte qënë Prof. Mark Krasniqi. Ai kishte qënë dekan por jo profesori im. E them me sinqeritetin e shpirtit se kurrë nuk kam përjetuar asnjë çast të fanatizmit fetar në Kosovë. Përkundrazi nxënësit dhe studentët malësorë kemi qënë të privilegjuar në Kosovë. Kosova është tokë e bekuar.

Këto muajt e fundit aty këtu dëgjoj përshpërima se po vendoset busti i Gjergjit në Triesh. Kur thonë busti i Gjergjit pyes vallë kush është ai Gjergj? Malësia jonë ka pas burra të mirë me këtë emër, por ka pas edhe Gjergja hora të qitur. Këta qyqarë e thonë Gjergj pse nuk ua lëshon zemëra me ia thënë emërin e vërtetë Skënderbe ose Kastriot. Këto marrira më shqetësojnë sepse janë antishqiptare. Të mjerët mendojnë se ata po e lartësojnë emërin e heroit tonë kommbëtar. Ata nuk e dijnë se ai bën pjesë në 10 gjeneralët më të mëdhej që kishte dhënë njerëzimi. Heroi ynë kombëtar krahasohet me Lekën e Madh, me Jul Çezarin e Romës dhe me Napoleon Bonapartin. 
> Natyrisht se pas mbarimit të punimeve do të bëhet edhe ceremonia e përurimit të bustit. Përurimi I këtij busti ka një rëndësi të madhe. Në vjeshtën e vitit 1997 kisha marrë pjesë  në përurimin e bustit të Skenderbeut në Gjenëvë ku midis personaliteteve të njohura shqiptare kishin marrë pjesë edhe një delegacion i madh shtetëror nga Shqipëria të cilin e drejtonte Presidenti I Shqipërisë Rexhep Meidani. Në këtë delegacion bënte pjesë edhe Dritëro Agolli, pastaj ministrja e kulturës Arta Dade dhe historianë e personalitete të shquara shqiptare. Ky duhet te jetë shëmbull edhe për Trieshin. Në përurimin e bustit në Triesh është e domosdoshme pjesëmarrja zyrtare e delegacioneve politike dhe kulturore të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqesonisë dhe Luginës së Preshevës. Pa pjesëmarrjen e këtyre delegacioneve kjo do te jetë vetëm një lajm katundi(gosti derrash) dhe kurrëgjë më shumë. Pse mos të vijnë politikanët e këtyre vendeve në Triesh atë ditë, pasi vijnë herë pas here për punë të ndryshme më pak të rëndësishme. Pothuajse të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s dhe duan të bëhen anëtare të Evropës për të cilën kishte luftuar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës marrin pjesë nëpër logje e panagjyre të malësive të Veriut, që kanë pak rëndësi në krahsim me përurimin  e bustit të heroit tonë kombëtar. Këtu në Shtetet e Bashkuara përurimet e rëndësishme nuk bëhën pa pjesëmarrjen e personaliteteve të larta politike,kulturore dhe fetare. Për popullin shqiptar Skënderbeu është shtylla kryesore e historisë kombëtare ashtu siç është edhe Nëna Tereze për mirësinë njerëzore.  Për malazezët edhe mund të mos kenë rëndësi, por për kombin tonë ata janë të paarritshëm dhe të pazëvëndësueshëm. Politika malazeze mbase mund të krijojnë pëngesa të pa justifikueshme, por ju që do ta merrni përsipër këtë manifestim duhet te jeni këmbëngulës për nderimin githëkombëtar të heroit tonë. Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte armik i malazezëve, përkundrazi ai kishte miqësi dhe lidhje familjare me Principatën e Cërnojeviqëve të Malit të Zi. Ai kishte bashkëpunuar me trimat malazezë kundër Perandorisë Otomane. Dita e përurimit të atij busti duhet të jetë ditë e shënuar në botën shqiptare. Nëse do të mbahet ndonjë konferencë shkencore duhet të flasin ekspertë dhe akademikë të historisë së Skënderbeut. Ky përurim duhet të jetë lajmi më i rëndësishëm kulturor i ditës. Natyrisht se e gjithë kjo punë kërkon shumë kohë dhe financa. Diaspora e Trieshit në Amerikë mund t'i përballojë të gjitha. Është më mirë të vonohet përurimi se të bëhët shpejtë e keq. Dita e përurimit të bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Triesh do të shënohet si dita më e lavdishme e kësaj treve arbërore e cila u shkëput prej dheut nënë tash 150 vjet. Të gjithë ata që punojnë seriozisht dhe sinqerisht do të kujtohen me respekt për këtë vepër të bukur kombëtare dhe kulturore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...