Njihuni me 4 shqiptarët që u zgjodhën në këshillat bashkiakë në Amerikë

Amerika

Njihuni me 4 shqiptarët që u zgjodhën në këshillat bashkiakë në Amerikë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Jetlir Kulla, Robert Gjonaj, Dona Colorio dhe Vedat Gashi

Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën shkruan në lidhje me zgjedhjet e mbajtura në Amerikë, aty ku kanë dalë fitues 4 shqiptarë.

Jetlir Kulla, Robert Gjonaj, Dona Colorio dhe Vedat Gashi janë 4 shqiptarët e zgjedhur në këshillat bashkiakë.

“Në zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme në SHBA kanë dalë fitues katër shqiptarë. Jetlir Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it, Robert Gjonaj Donovic është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester.

Në këto zgjedhje kandiduan shtatë shqiptarë”, shkruan Majko.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat