Krishtlindjet - në një qytet të mrekullueshm

Amerika

Krishtlindjet - në një qytet të mrekullueshm

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 18:52
New York

NYC: Lëvizja e miljona njerëzve nëpër ruugët e qytetit, turistë të huaj dhe vendas, njujorkezve e tjerëve nga shtetet për rreth, e kanë bërë qytetin e 9 milionë banorve, simbas shtypit lokal qytet të super populluar në këto ditë të Krishtlindjve.

Rreth 5 milion njerëz, simbas NY1 hynë ose dalin çdo ditë nga New York City. Çdo rrugë e metropolit është e stërmbushura nga njerëzit, që lëvizin në varg pa ndërprer nëpër shitore më shitore, lokal më lokal, kinema, teater, muzeum apo rezervim në ndonjë hotel sa më afër qendrës.

 Ftohtësia jashtë temeperatuart e ulta i mbeten vetem stacioneve metereologjike, se për njerëzit që vizitojnë këto ditë New Yorkun, nuk mund ta kuptosh se jemi në dimër apo verë, është vetëm e mjaftueshme të dalësh në qytet dhe të ndiesh bukurinë e mahnitshme që kanë sjell Krishtlindjet. 

Rrugët e qytetit, shtëpit, dyqanet, teatort, kinemat, muzeumet, stacionet e trenit, aeroportet, çdo gjë në qytet dhe për rreth tij, janë zbukuruar në drita të ndritshme dhe shfaqje marramendëse të zbukurimeve, të pafundme.

Një visitor nga Brazil i tha NY1 se ju jeni me fat! që në dhjetor, gjithmonë është Krishtlindja është mrekulli në New York.

 

Por, mbi të gjitha, Krishtlindjet në New York City janë një kohë e veçantë dhe, pa dyshim, vizita juaj do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në kujtesën tuaj.

New York-u, në Krishtlindje është magjikë!

Nga Falënderimet e festive të Vitit të ri, dhe Krishtlindjeve - në New York City është edhe një Faleminderim i veçantë për ruajtësit e rendit NYPD të cilët sigurojnë një qetësi dhe rend të pa mendueshem në je në një qytet  jashtëzakonisht i mbushur me njerëz, veçanërisht zonat brenda Sheshit Times dhe Rockefeller Center. 

NYC është e shtrenjtë gjatë gjithë kohës, por New York City në Krishtlindje nuk do të thotë se ka çmime edhe më të larta.

Qendra Rockefeller dhe pema janë padyshim të përmbushura.Por, është vërtet spektakolare dhe kjo është një festë e Krishtëlindjes në New York. Dekori brenda Rockefeller Center shton në shfaqjen e dritave dhe festave.

Shëtitja në dritaret e dyqaneve me temë festash është një traditë klasike e Krishtëlindjes në New York City. Çdo vit dyqanet dekorojnë dritaret e tyre me shkëlqime dhe glitz përreth një histori të veçantë ose temë festive. Vizitorët rreshtohen për të parë shfaqjet më të njohura, veçanërisht në orët e para të mbrëmjes dhe në fundjavë.

Për të parë të gjitha dritaret e dyqaneve të njohura kaloni në këmbë përgjatë Avenue 5 shikoni në këtë mënyrë edhe në Rrugën 58 në Bergdorf Goodman dhe vazhdoni për në Henri Bendel, Saks Fifth Avenue, Lord & Taylor dhe Macy, Central Park, Park Avenue, Downton South Ferry dhe Battery Park, World Trade Center, dhe Financieel Center , Grand Center Terminal , Brian Park, Pier 59, dekorimet e Krishtëlindjes së Macy janë të vetmet përgjatë Avenue 6-të në Sheshin Herald. 

New York ka disa tregje me temë festash

 Artistët dhe tregtarët shesin ushqime, rroba, erëza, vepra arti, vepra artizanale risi dhe dhurata në kioska të përkohshëm një herë në vit. Ndërsa nuk janë aq shtrirëse sa tregjet e Krishtëlindjes në Evropë, tregjet janë festive dhe me një ton argëtues për të shëtitur duke kërkuar dhurata dhe ushqime të reja për tu provuar.

Tregu i Pushimeve Bryant Park është i vendosur në Rrugën 42 në mes të rrugëve 5 dhe 6.Shesh patinazhi në park është gjithashtu një vend i shkëlqyeshëm për patinazhin e akullit! 

Grand Central Holiday brenda stacionit ikonik në Rrugën 42 në mes Parkut dhe Lexington Avenues. Kjo është një mënyrë e përsosur për të parë tavanin e plejadës ikonike me dritat e saj dhe për të marrë një lehtësim nga jashtë i ftohtit.

Mos harroni edhe një vizitë këto ditë rrethit Columbus i vendosur në rrugën 59 dhe Broadway, pikërisht në hyrje të Parkut Qendror. Para ose pasi të bëni dyqanin-shopingun e dhuratave që keni ndërmend , drejtohuni në park për të bërë patinazh në Wollman Rink dhe për të marrë pamje në New York City mbi treetops në të famëshim Plaza Hotel dhe Athletic Club.

Reportazhi special nga qyteti i New York-ut – nisë gjithmonë me një pemë bredhi e llojit norvegjian, e lartë, 24 metra e 384 centimetra ose 80 këmbë, që është shndërruar në një fener të lavdisë të mërkurën 4 Dhjetor, kur, u ndezën 30 mijë dritat e saj në qendrën Rockfeller Center dhe lajmëruan çeljen e këtij sezoni festash të fundvitit

Njujorkezët, turistët e huaj dhe ata amerikanë, çdo kalimtari që i bie rasti të hyjë këto ditë në qytetin e Nju Jorkut, qytetin e dritave shumëngjyrëshe, vitrinave të dyqaneve luksozë në Broadway apo 5, 6, 7, 8 deri në të 14 Avenue, në SoHo e të tjera lagje të qytetit, rrugëve dhe shesheve kryesorë të qytetit të Manhattanit, ka ndalur qoftë edhe për një çast të vetëm admirojë atë shijen e këndshme të këtij qyteti, që këto ditë duket se ka krijuar një ambient magjik me anë të zbukurimeve dekorativë të Krishtlindjeve.

Krishtlindjet në qytetin e New York-ut janë bërë ëndrra e qytetarë nga mbarë bota, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet, pikërisht në këtë qytet që "zien" çdo ditë si "bletët kur dalin nga kosheret". 

Një reklamë në mes të qytetit shkruante sot, se "Ju mund të shkoni në pushime dhe vizitorë në ndonjë det, mal, apo vende të tjera turistike, ekzotike nëpër botë, por në asnjë vend të rruzullit nuk do të gjeni atë ndjenjë të mrekullueshme të Krishtlindjeve, si në New York City”

 Edhe pse New York City, është një nga destinacionet e pushimeve të festave të fundvitit më të mëdha dhe më të mira në botë, ju nuk duhet të humbisni rastin që të zgjidhni përsëri New York-un, për të blerë dhuratat e Krishtlindjeve, për familjen dhe fëmijët tuaj. 

Një vizitë në këto ditë festash në New York, në vigjilje të Krishtlindjeve, i bën pushimet për ju të paharrueshme, andaj provojeni të përjetoni edhe magjinë e Krishtlindjes në New York City", thonë agjencitë e udhëtimeve në reklamat e tyre.

Nisja e sezonit të Krishtlindjeve në qytetin e famshëm Big Apple, e tregon çdo dritare e dyqaneve me dekoracionet e Krishtlindjeve. Kjo traditë në New York, bën të mundur festën për të gjithë, duke shijuar pushimet në NYC, (madje edhe ata që kanë një buxhet të limituar), mund të futen në dyqanet më popullorë të qytetit për të bërë pazar si në: Saks Fifth Avenue apo Macy, Bloomingdale, në Third Avenue, në 59 Street, Barneys në Madison Avenue, në Rrugën 61, Bergdorf Goodman, në Fifth Avenue, në dyqanët God & Taylor, në 39th Street, në 5th Avenue e plot dyqane marramendëse në qytet, ku nuk di ku të futesh më parë. 

Tradita e vendosjes së pemës së Krishtlindjeve në Rockfeller Center, ka filluar qysh në vitin 1931 kur punëtorët e ndërtimit vunë në qendër të sheshit të famshëm për herë të parë një pemë bredhi me ndriçimin e dritave, e cila sinjalizonte ardhjen e Krishtlindjeve në qytet. Dhe në vitin 1933, u mbajt e para ceremoni zyrtare, e cila u zhvillua në praninë e autoriteteve të larta të qytetit me ndezjen e dritave. 

Ashtu siç është bërë traditë pema e Krishtlindjeve, qëndron në sheshin Rockfeller deri në 7 janar.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat