Mrekullia Krishtlindje : Ribashkimi i hidhur për familjen shqiptare që u nda nga deportimi në Shqipëri një vitë më parë

Amerika

Mrekullia Krishtlindje : Ribashkimi i hidhur për familjen shqiptare që u nda nga deportimi në Shqipëri një vitë më parë

Nga: Nga Beqir SINA - New York Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 13:43
Foto nga intervista

ROMULUS, Mich. - Për shumë vite një familje nga Metro Detroit ka ndarë jetën e tyre , « Luftën » e tyre për të qëndruar së bashku pasi pari i familjes burri u përball me deportimin nga SHBA, njofton Local-4 TV, raporton Bota sot nga New York.

Televizioni i Detroitit « Lokali 4 TV» raportoi dje për luftën një vjeçare të familjes shqiptare Gojkevic - për të qëndruar së bashku burrë e grua me fëmijët e tyre - Mbasi ky çift emigrantësh shqiptar në korrik 2018 mori dëbimin e gruas Çile Përçetaj - nënës së fëmijve dhe mori së bashku me largimin - deportimin nga SHBA e cila ishte zgjedhje e vështirë që bëri familja për të dërguar fëmijët në Shqipëri në bazë të ligjeve të emigrimit në Amerikë.

Mirëpo Mrekullia Krishtlindje erdhi vetëm vetëm një javë nga Krishtlindja, pikërisht kur një pjesë e familjes u ribashkua mes lotëve të fëmijve dhe prindërve në një ribashkim të hidhur për familjen shqiptare që u nda nga deportimi në Shqipëri një vitë më parë dhe që tronditi mbarë komunitetin shqiptar në SHBA, dhe Kishën Katolike Zoja Pajtore dhe Kishën e « Shen Palu » në Detroit - Michigan.

Televezioni « Local 4 » dhe ai Shqiptarve të Amerikës ALBTVUSA , trasmetojë pamjet emocionuese të babait të fëmijve Pete Gojecevik, kur në portën e daljes së udhëtarve të Aeroportit ndërkombëtar të Detroitit, pa vajzat e tij për herë të parë të Premten në më shumë se një vit e gjysmë.

Ishte në korrik të vitit 2018 kur ai dhe gruaja e tij, Cile Precetaj, morën një vendim që të dërgonin tre fëmijët e tyre të lindur amerikanë në Shqipëri pas deportimit të gruas së tij Çile Precetaj. Djali i çiftit, Mikey, u kthye në shtëpi në gusht. Vajzat, Migena dhe Martina, mbetën me nënën e tyre - deri sa tani ata në vigjilje të këtyre Krishtlindje do ti kremtojnë së bashku me lutjet në Kishën që u doli në mbrojtje qysh në ditën e parë kur i larguan nga Amerika.

Tmerri që përjetoi kjo nënë shqiptare, atë SHBA e ndau nga fëmijët

Kjo ishte një nga historit tragjike të emigracionit që ka përfshirë fatkeqësisht edhe ndonjë familje shqiptare në Amerikë. Ajo kur një prind babë i tre fëmijëve, deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës para gjashtëmbëdhjet muajsh, u ribashkua me fëmijët e tij në Detroit për të nisur një jetë të re bashkë.

Pete Gojcevik shpërtheu në lot kur pa se dy vajzat e tij mbërritën shëndoshë e mirë nga Shqipëria në Detroit.

Çifti u nda nga fëmijët e tyre prej autoriteteve të imigracionit në SHBA më 15 korrik 2018.

“E di që u gëzuan kur më panë, por kjo është pak e çuditshme për ata dhe do t’u duhet pak kohë sa të mësohen. Janë në një vend të panjohur, nuk njohin gjuhën dhe janë larg babait, familjes dhe miqve. Nuk do ta kenë të thjeshtë,” tregonte një vit më parë nëna e fëmijve Cile Përçetaj.

46-vjeçarja u deportua nga Detroiti pas një beteje ligjore dy vjeçare për të drejtën e saj të qëndrimit në SHBA, edhe, pse menaxhonte një restorant të suksesshëm me të shoqin, edhe pse paguante taksat dhe kishte tre fëmijë të lindur në SHBA, ajo u deportua kur humbi të drejtën e qëndrimit në një vend që e quante shtëpi të saj.

Shtypi amerikan tha se Cilja hyri në SHBA me një pasaportë të falsifikuar italiane pasi u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 2000, e kërcënuar nga banditët që donin ta prostituonin ishte arsyetimi i saj aso kohe kur mori rrugën e emigrimit në Amerikë.

Kërkesa e saj për azil u mohua dhe u detyrua të shpenzonte mbi 50,000 dollarë simbas saj me avokatë në betejën ligjore për të qëndruar në Detroit ku jetonte si një “nënë e zakonshme amerikane”.

Mirëpo një vit më parë në një aksion të policisë së emigracionit ajo u arrestua si emigrante e paligjshme.

Autoritetet e emigracionit nuk e lejuan t’i thoshte mirupafshim fëmijëve dhe e izoluan menjëherë në një qendër dëbimi kur u paraqit për një nga kontrollet rutinë.

« Për t’i bërë gjërat më keq, shkruajti shtypi amerikan bashkëshorti i Ciles nuk largohej dot nga SHBA pasi ka vetë probleme me autoritetet e emigracionit. »

Sidoqoftë, ideja që mund të mos i shihte më kurrë fëmijët ishte tmerruese dhe kështu çifti vendosi që për të mirën e të gjithëve, fëmijët të vijnë në Shqipëri e të jetojnë me nënën.

Gjithë sendet e tyre u paketuan në tetë valixhe dhe udhëtuan përmes Atlantikut nën mbikqyrjen e një kushëriri. Marashi u tha mirupafshim shokëve të shkollës dhe klubit të karatesë, ku edhe fitoi rripin e zi.

Martina, më e reja, la pas katër zogjtë e saj. Megan hoqi dorë nga posti i studentes më të mirë në shkollë. Të tre thanë se do t’i merrte malli shumë për shokët dhe për babain, por pavarësisht gjithçkaje, donin të rrinë me nënën e tyre.

Cilja shpjegon se zgjodhi të tregohej e ndershme me autoritetet, por nëse do të kishte bërë të kundërtën, ndoshta do të ishte ende atje.

“Zgjodha të tregohem e sinqertë dhe u thashë autoriteteve se kisha hyrë ilegalisht në vend. Nëse s’do të kisha thënë asgjë, me siguri do të isha ende atje, si shumë emigrantë të tjerë.

Mendoj se kjo është shumë e padrejtë, pasi doja të punoja me autoritetet e emigracionit për të rregulluar ç’ishte gabim.”

Cilja i kontaktoi autoritetet e emigracionit fill pasi mbërriti dhe kërkoi menjëherë azil. Teksa çështja e saj shqyrtohej, ajo u njoh me tanimë bashkëshortin e saj, Pete Gojcaj. Ata u bënë prindër për herë të parë më në 2002.

Tre vite më vonë, gjykata i tha Ciles se duhej të largohej nga vendi pasi kërkesa e saj për azil ishte mohuar, pasi s’ishin të bindur se në Shqipëri ajo jetonte e kërcënuar.

Cilja apeloi kundër deportimit dhe shfrytëzoi gjithë mundësitë e mundshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Teksa ishte shtatzënë me vajzën, Megan, autoritetet i thanë se ishte nën mbikqyrje dhe duhet të raportonte në një zyrë emigracioni çdo muaj.

Gjatë kësaj kohe, Cilja ndihmoi bashkëshortin e saj, një emigrant shqiptar nga Mali ziqë që jetonte në SHBA që prej moshës 5-vjeçare, të hapte restorantin e tij shkruajti shtypi i Detroitit.

“Të ndodhë ç’të ndodhë, do të këmbëngul që ky vend të kthehet në një shtëpi për fëmijët e mi. s’kam hequr dorë nga ideja se mund të kthehemi një ditë.”

Ndërsa , për së fundmi ajo do të deklaronte se : « Jam shumë e lumtur që jam me fëmijët, por dua dhe bashkëshortin pranë. E dua shumë dhe mezi pres ditën që të jemi një familje sërish.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat