Staten Island NY: Festivali i Fëmijëve Shqiptar “Tradita”

Amerika

Staten Island NY: Festivali i Fëmijëve Shqiptar “Tradita”

Nga: Beqir Sina - New York Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 20:04
Festivali i Fëmijëve Shqiptar “Tradita”

Staten Island NY: Shqiptarët e Amerikës, nëpërmjet traditës, që kanë krijuar me dekada në diasporë, këngës e valles burimore, veshjeve shumëngjyrshe, dhe të bukura folklorike, nga Shqipëria, Kosova, dhe viset shqiptare, vazhdojnë të ruajn e kultivojnë, të trashgojnë edhe te fëmijët e lindur në Amerikë, nëpërmjet këtyre festivaleve atë këngën, vallen dhe veshjen shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës, dhe viseve shqiptare prej andej nga vijnë.

 Edhe, pse larg vendlindjes, nëpërmjet këtyre festivaleve, grupe të ndryshme të këngëtarve dhe vallëtarëve të vegjel, shkollave shqipe, kudo ku janë shqiptarët, fëmijë të lindur në Amerikë, vazhdojnë të ruajnë ato vlerat e kombit tonë, të sjellura prej tyre, prej vendorigjinës së prindërve të këtyre fëmijëve, që sot gëzojnë së bashku me fëmijët dhe janë krenar e mburren me këtë trashgëmni. 

Dëshmi për herë të parë në Staten Island - New York, është bërë edhe Festivali i Parë i Fëmijve Shqiptar i pagëzuar me emrin e bukur “Tradita” i organizuar dhe zhvilluar nën kujdesin e Shoqatës Kraja.

Image

 E cila, thotë, se ashtu si edhe ka emrin ky festival ai ka si qëllim dhe :“Është, për t’u bërë për trashgmnin tonë, ruajtjen e kulturës, këngës e valles, veshjeve folklorike, gjuhën dhe traditën tonë kombëtare edhe në diasporë”.

Kryetari i Shoqatës “Kraja” Dul Perashi, i cili njëhereshit është edhe drejtori i këtij festivali, tha për gazetën tonë se : 

Image

“Është, me të vërtet kënaqësi e madhe kur shikon këta fëmijë, megjithëse të lindur në Amerikë, të cilët këndojnë e vallëzojnë, shqip, flasin shqip, dhe së bashku me prindërit e, tyre po bëjnë përpjekje të ndjekin gjurmët familjare dhe përpiqen ashtu sikurse edhe prindërit e tyre të mos humbin identitetitin kombëtar, edhe kaq larg siç jemi ne në diasporë.Çka shifet edhe në këtë festival më një pjesëmarrje kaq të madhe, me rreth 100 fëmijë veshur më kostumet foklorike të vallëzojnë e këndojnë, në Festivalin e Parë i Fëmijve Shqiptar “Tradita”.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook,Hysen Kraja, duke komentuar për këtë festival, shkroi : “Nderë dhe kënaqsi të jemi pjesë e vogël e veprave të mëdhaja të këtyre voglushve të mrekullushëm që sotë i dhanë namë Krajës dhe mbarë Shqiptarve në New York, me Festivalin e Parë i Fëmijve Shqiptar, “Tradita” organizuar nga Shoqata “Kraja”.
 
Në diasporën shqiptare në Amerikë, e veçanërisht në zonën e Tri-Shteshit, (New York, New Jersey dhe Connecticut) mësimi i gjuhës shqipe, nëpërmjet shkollave,që janë hapur dekada më parë, mësimi dhe kultivimi I këngëve e valleve shqiptare, vazhdon dhe  është traditë që e mbajtën me dekada shqiptarët e Amerikës. 

Festivali Parë i Fëmijve Shqiptar “Tradita” u zhvillua të dielën( 22 Dhjetor) në sallën e koncerteve të Shkollës 9 vjeçare “Ps 52 John C. Thompson”, në Staten Island NY.

Afro 300 spektatorë, prindër, dhe fëmijë, nga Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey, për 2 orë ndoqën me shumë kënaqësi dhe duartrokitën vazhdimisht fëmijët gjatë daljes së tyre në skenën e festivalit me ato këngët e vallet shqiptare, në interpretimet e tyre të talentuara. 

Festivali Parë i Fëmijve Shqiptar “Tradita” u moderua nga ish gazetarja e Top Chanel, Kozeta Turishta, ndërsa e përshëndetën, Imam Tahir Kukaj, Marko Kepi i Rrënjëve Shqiptare, dhe kryetari i shoqatës Dul Pershai. 

Rrjeti numër një televizivë i qytetit të New York-ut, NY1-e mbulojë këtë ngjarje, kulturore e artistike të Shoqatës “Kraja”, të cilën e ndoqi edhe gazeta Bota sot, Illyria, si dhe dy televizionet e komunitetit shqiptar në SHBA, Albanian Culture dhe ALBTVUSA, nga Detroiti,si dhe Rozafa Studio Pro me Isuf Gjonin.

Ndërsa, për muzikën u përkujdes DJ - Mirsad Gjina.

Në fund të festival u ndanë buqeta të bukura me mule të freskta, ndërkohë, u shtrua  edhe një koktel i thjesht.

Pra edhe një herë komuniteti Shqiptar me dekada në diasporë po tregon nëpërmjet shkollave shqipe, grupeve të femijëve me veshje folklorike dhe këngë e valle të cillat vijnë nga të gjitha trevat, se po lë një trashëgimi për gjeneratat e reja shqiptare që lindin në Amerikë.
 
Festivali i Parë i Fëmijëve Shqiptar “Tradita" - në Staten Island New York, organizuar dhe kujdesur nga Shoqata “Kraja”, meqënse është i parë, megjithë ndonjë mangësi nga ana prefesionale, po ashtui jep shpresë te komuniteti i shqiptareve, në Staten Island, Brooklyn, dhe zonën për rreth që të ruajnë  kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat