Dua Lipa e mbyll vitin në restorantin shqiptar në Nju-Jork, te “Çka ka qëllu”

Amerika

Dua Lipa e mbyll vitin në restorantin shqiptar në Nju-Jork, te “Çka ka qëllu”

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 3 janar 2020 Në ora: 09:51
Dua Lipa me familje

"Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërs më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht rstorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë ushqim tradicional.

BRONX NY : Dua Lipa një këngëtare tekstshkruese\shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli, një. Yll I muzikës botërore, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, me rekomandimin e mikut të saj – fotografit shqiptaro amerikan Fadil Berisha, ka zgjedhur të drekojë këtë fund-viti me disa miqt e saj dhe babain Dugagjinë Lipen, në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York, “Çka ka qëllu”, të bashkatdhetarit Ramiz Kukaj, që vetëm pak javë më parë se të vizitohej edhe nga artistja me fame botërore, u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga “The New York Times”.

Kënaqësinë, që i ka sjell kjo vizitë tepër e këndëshme, nuk ka mundur që t’a fshehë edhe vet këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila e para ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga Nju Jorku, duke ngrënë, gatimet tradicionale të Kosovës, në Amerikë, flije, speca turshi, qebap, në restorantin tradicional shqiptar “Çka ka qëllu”.

“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa ajo më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë një ushqim të gatimit tradicional të Kosovës.

Në fakt, restoranti “Çka ka qëllu” është ndër restorantet më të famshme shqiptare i hapur në Nju Jork, këto pesë vitet e fundit nga një emigrantët shqiptarë, që ka bërë emër tashmë, duke e futur atë edhe në hartën e gastronomisë njujorkeze, me një gatim e shërbimin 100 përqind shqiptar në Amerikë.

Për çka u shpall fund-vitin 2019 edhe një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga gazeta më e madhe në botë “The New York Times”, duke marrë edhe një vlerësim prestigjoz nga kritiku i gastronomisë dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells.

Pronari i restorantit ‘Çka ka qëllu’, Ramiz Kukaj, i cili me anën e këtij lokali që është bërë mjaft i njohur dhe i frekuentuar në New York, po kërkon me shumë dëshirë e passion që të ruajë kulturën gastronomike të vendit prej nga vjen, duke hapur në këtë local dhe vendosur në muret e saj një Muzeum Etnografik, që do ta kishin zili dhe Prishtina e Tirana, ka qenë i suprizuar nga vizita e këngëtares së famshme Dua Lipa dhe familjes së saj .

Pronari dhe ideatori i “Çka Ka Qëllu” në Bronx New York, Ramiz Kukaj, shkruajti në kartolinën e tij për Vitin e ri, mbas vizitës së Dua Lipes, me familje, :

“Thank you to Dua Lipa and her amazing family for their visit to Cka Ka Qellu today! What an amazing thing it is to be nothing short of a worldwide star and so humble and sweet at the same time! It was truly an honor. @ Çka Ka Qëllu”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat