“Kam bërë kërkime për zhvillimin e molekulave për të frenuar COVID-19″/ Shqiptari ‘famëkeq’ kërkon lirimin nga burgu për zbulimin e kurës - Bota Sot
“Kam bërë kërkime për zhvillimin e molekulave për të frenuar COVID-19″/ Shqiptari ‘famëkeq’ kërkon lirimin nga burgu për zbulimin e kurës

Amerika

“Kam bërë kërkime për zhvillimin e molekulave për të frenuar COVID-19″/ Shqiptari ‘famëkeq’ kërkon lirimin nga burgu për zbulimin e kurës

Më: 23 prill 2020 Në ora: 08:20
Martin Shkreli

Shqiptari Martin Shkreli i kërkoi një gjykatësi federal ta lirojë atë më herët nga burgu, duke thënë se “ai ka bërë kërkime të rëndësishme për zhvillimin e molekulave për të frenuar koronavirusin” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nëse do të lihet i lirë.

Shkreli, i cili planifikohet të lirohet në tetor 2023, thotë se vuan nga astma dhe alergjitë të cilat e bëjnë atë të ndjeshëm për kontraktimin me Covid-19 nëse mbetet në burg.

Ai u dënua në mars 2018 me shtatë vjet për mashtrim të letrave me vlerë dhe mashtrim ndaj investitorëve në fondet e tij mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që themeloi.

Avokatët e Shkrelit thonë se kërkimi i tij për gjetjen e kurës për koronavirusin është një “arsye bindëse” për të lejuar 37-vjeçarin të shlyej pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, shkruan Bloomberg.

Pronari i firmës famëkeqe “Pharma Bro”, i cila fitoi famë për ngritjen e çmimeve të ilaçeve në mënyrë stratosferike, u zhvendos nga një burg me siguri të ulët në New Jersey vitin e kaluar në një burg me siguri më të lartë. Vendimi erdhi pasi “Wall Street Journal” raportoi se përdorte një telefon celular kontrabandë për të drejtuar në fshehtësi një kompani farmaceutike dhe të postonte në Twitter.

Ai aktualisht është në FCI Allenwood, një strukturë më e sigurt në Pensilvani e cila ka rreth 1.260 të burgosur. Vizitat janë ndalur në objekt, i cili ka një rast të konfirmuar të virusit, sipas uebfaqes federale të Byrosë së Burgjeve.

Infeksionet në burg kanë bërë që shumë të kërkojnë lirimin e parakohshëm. Njëzetë e tre të burgosur kanë vdekur nga sëmundja. Që nga 21 prilli, ka rreth 540 të burgosur federalë dhe 323 anëtarë të stafit që janë konfirmuar pozitivë pas testit për Covid-19 në shkallë vendi, sipas qeverisë.

“Zoti Shkreli ka kaluar orë të panumërta ndërsa ka hulumtuar trajtimin dhe shërimin e mundshëm të Covid-19 ”, kanë shkruar avokatët e tij. “Projekti i tij aktual është pritur mirë. Një kompani është e përgatitur të fillojë punën për studimet klinike të punës së Z. Shkreli brenda disa javësh”, vazhdon me tej Bloomberg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat