Komisioni Vatra 5 Tetor 2019 - Për fuqizimin e të ardhmes së Vatrës - Bota Sot
Komisioni Vatra 5 Tetor 2019 - Për fuqizimin e të ardhmes së Vatrës

Amerika

Komisioni Vatra 5 Tetor 2019 - Për fuqizimin e të ardhmes së Vatrës

Nga: Albert Perndocaj, New York Më: 14 maj 2020 Në ora: 00:40
Albert Perndocaj

"Nje anetarë i vjetër i VATRES me ka thene se misioni i VATRES ka mbaruar dhe se kjo organizate nuk duhet me te ekzistoje. Tashme që komunizmi ka rënë ne Shqipëri dhe Kosova është shtet i pavarur VATRA nuk ka më për cfarë të luftoje me.

Unë nuk bie dakord me kete ndjenjë dhe mendim. Ky ështe momenti qe aktet e VATRES duhet te fillojne. Nje Shqipëri demokratike bazur në shtetin e së drejtës dhe ligjit, nje Kosove shtet i njohur nga komuniteti nderkombetar, i drejtuar nga ligji -duhen te je objektivat kryesore e cdo shqiptari kudo që ndodhen dhe duhet te konkludohen me bashkimin e gjithe Trojeve Shqiptare. 

Koncepti i një Shqipërie me gjithë trojet Shqiptare te bashkuara ka qene ideja e cdo shqiptari që nga koha e Lidhjes se Prizerenit me 1878. Shqiptarët kane luftuar per lirinë e tyre me shekuj. Nuk është rastësi që gjithë Shqiptarët duan flamurin e Gjergj Kastriot Skenderbeut nje flamur qe simbolizon bashkimin shqiptar. 
Ne shqiptarët kemi besime fetare te ndryshme kemi dy dialekte kryesore – Gege dhe Toske si dhe ndryshimet krahinore. Nacionalizmi është i vetmi mjet që na mban të bashkuar si shqiptarë. 

Në SHBA, Diaspora Shqiptare ështe rritur shumë nga dekade në dekadë dhe cdo gjeneratë asimilon menyren amerikane e te jetuarit. Behet e nevojshme dhe është detyra e VATRES që te perfshije gjeneraten e te rinjve shqiptare te lindur dhe rritur ne SHBA, që ti japin formë dhe të ndihmojnë për nje Shqiperi Etnike. Kjo gjeneratë e re e Diaspores Shqiptare e lindur dhe rritur ne SHBA nuk janë te ndarë nga diferencat krahinore apo besimi fetar. Kjo gjeneratë identifikohet si Shqiptar. 

Në këtë koncept te nacionalizmit kjo gjenerate do të forcojë të ardhmen e VATRES. Nje nga themeluesit e VATRES AT Fan S. Noli thekson : “Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.” 

Une jam amerikan i lindur shqiptar. Une e dua SHBA sepse jam amerikan por gjithashtu jam krenar se jam shqiptar. Babai im ështe nga Mirdita dhe nëna ime nga Klina e Kosoves. Qe ne moshe te re kam marre pjese ne demostratat kunder regjimit barbar komunist në Shqiperi dhe ish-Jugosllavisë. 

Babai me rregjistroi si anetar i VATRES që në moshën 14 vjecare. Gjate gjithë ketyre viteve kam parë shumë ndryshime ne Shqiperi dhe në Ballkan. Ne nuk parashikojmë dot te ardhmen por një gjë te sigurtë e dimë, gjithmone do të ketë ndryshime te vazhdueshme.  

Klima politike do te ndryshojë, kufijte mund te ndryshojnë dhe lufta per te drejtat e shqiptareve do te ndryshoje. I takon kesaj gjenerate te re të dali përpara dhe te tregoje mbeshtetjen per nje Shqiperi Etnike.  

Do te jete dashuria per identitetin kombëtar që do te cojë përpara ceshtjen shqiptare. Gjenerata e Re nuk mund te lejojë nje parti politike nga Shqiperia te dominojë axhendën e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA. 
VATRA është mbi cdo parti politike dhe mbi cdo parti politike ketu ne SHBA. VATRA nuk zgjedh anë . VATRA gjithmone zgjedh vetem ceshtjen Shqiptare 

Shumë jane rrezik per te adhmen. Qe nga Liga e Prizerint me 1878 , ndertimi i një Shteti Shqiptar ka qenë detyre shume e veshtirë. Kosova eshte shtet i ri i pavarur për pasojë e nderhyrjes nderkombetare. Ne e dimë qe bashkimi i trojeve shqiptare sebashhku me Malsinë, Preshevën, pjesen Perendimore te Maqedonisë së Veriut dhe Camerinë janë të gjitha te rendesishme në mendjet e Shqiptareve. Ne nuk mund te devijojme nga objektivi yne per te arritur qëllimin. Ne kemi nevojë per te rinj shqiptaro-amerikane qe të ndihmojnë bashkimin e trojeve shqiptare nepermjet VATRES. "

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat