U formua dega e parë e Vatrës në Staten Island – New York - "Komisioni Vatra"

Amerika

U formua dega e parë e Vatrës në Staten Island – New York - "Komisioni Vatra"

Nga: Beqir Sina - New York Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:54
Dega e parë e Vatrës

STATEN ISLAND NY : Tre vjet pas “ndarjes” dhe në përgatitje të Kuvendit së saj “Komisioni VATRA”, ka filluar ngritjen e degëve, bazuar kjo në vlerat e saj, si thonë inicuesit e asaj që ata thonë është e vlerave të vërteta të krijuar nga Kirka -Konica dhe Noli, vlera që u shkatërruan në këto tre katër vitet e fundit, dhe çoi në nevojën për herë të parë, të krijohet Dega e Vatrës në Staten Island, dhe degve të tjera në vijim.

Në takimin e organizuar për këtë rast në Staten Island, zyrën elektorale të ish-kandidatit për Asamblenë e NYS, Marko Kepi, morën pjesë anëtarë të komisionit Vatra 5 Tetor 2019, dhe, inicuesit e kësaj dege, ishin z. Uk Gjonbalaj, z.Ahmet Hoti, si dhe Dr. Elton Mara.

Kështu, që vatranët me kontribut dhjetra vjeçar në Vatër, dhe komunitetin shqiptar, disa prej tyre edhe anëtar të familjeve që edhe themeluan Vatrën, pas një aktiviteti bashkëpunues gati katërvjeçar ndërmjet tyre, në përgatitjet për Kuvendin e Vatrës - “Komisioni VATRA 5 Tetor 2019”, me këtë rast filluan veprimtarin e tyre me krijimin e degës së parë në, Staten Island NY-

Takimi themelues i kësaj dege, nisi me historikun e Vatrës dhe situatën e tre viteve të fundit, të mbajtur nga z. Uk Gjonbalaj, i cili njëhereshit edhe udhëhoqi mbledhjen e parë, duke kërkuar mbajtjen e një minut heshtje në kujtim të Martirve të Çamërisë, me rastin e 76 vjetorit të vrasjeve dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve të Çamërisë, 27 Qershorit.

“Shkeljet e Kanunit dhe themeleve të Vatrës të Kirkës, Konicës dhe Nolit, liria, mendimi ndryshe si dhe mbrojtja e Insitutitucionit të Vatrës, u shkatërrua nga një grup me qëllime të caktuara nga politika në Shqipëri, të cilët vazhdojnë të mbajnë peng Vatrën,”- u tha ndër të tjera në takim, simbas njoftimit nga mbledhja e parë.

Ata në një postim të publikuar në ubsajtin e saj “Komisioni Vatra”, njoftojn se Dega e Staten Island, do të zyrtarizohet në Kuvendin e Vatrës 2020.

Ndërkohë që Raporti i kasaj mbledhje do të botohet në Buletinin informativ të Komisionit Vatra 5 Tetor 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat