Mendimet politike që kanë bërë revolucion në shtetet perëndimore datojnë shumë herët. Sikur ato të kardinalit Richelieu në shekullin XVII kur thotë se: “interesat shtetërore janë mbi ato të interesave fetare”?
Sipas tij “Shpirti i njeriut është i pavdekshëm, për atë kujdeset Zoti, por shteti nuk është i pavdekshëm. Shpëtimi i tij bëhet o sot o kurrë.”
Zgjimi kombëtar si duket po vonon te ne shqiptarët. Aftësitë tona si popull që të bashkohemi kur është në rrezik shteti dhe ekzistenca sikur nuk po funksionojnë në kohë paqeje, kohë kjo kur duhet respektuar mendjet e pastra që kemi brenda shoqërisë, e sidomos të një plejade profesorësh me thirrje akademike ndërkombëtare.
Me një përkushtim të madh ka kohë që mundohem ti sqarojë dhe dokumentoj këto fakte ndër shekuj te shqiptarët. Sikur gabimet e hershme nuk po na mobilizojnë sot kur mundësia për të dhënë më shumë është më e madhe.
Pjesë të shkëputura nga Libri Reflektime Diplomatike në Shtetndërtimin e Kosovës.
Prof.Asoc.Dr.Nijazi halili
Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve-SHBA