(Pa)kultura në manifestimin “Mirëdita-Dobar Dan” në Beograd

Amerika

(Pa)kultura në manifestimin “Mirëdita-Dobar Dan” në Beograd

Nga: Skënder Karaçica Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:09
“Mirëdita-Dobar Dan” në Beograd

Në manifestimin tashmë tradicional,,Mirëdita Dobar Dan,,që po mbahet në Beograd,që në programin artistik ka për qëllim të afrojë dy popujt e hasmëruar tash e dy shekuj(shqiptar e serbë),nuk ka kaloi pa protesta antishqiptare!

Beogradi gjithmonë ishte qendra ku fabrikohej dhe bëhej logjistika për shfarosje deri në substancën kombëtare të popullit shqiptar dhe,si thuhet në analet fashiste serbe,për tokën e djegur të Kosovës përmes miteve dhe regjimeve ushtarako-policore për gjoja ,,zemrën e Serbisë,,(sic!).

Në bulevardin serb në Beograd,grupe të caktuara fashiste e të derigjuara nga mentorët me duart e përgjakura ndaj shqiptarëve në Kosovë,treguan qartë para botës demokratike dhe Evropës me institucionet e BE-së në Bruksel se,regjimi politik i Serbisë nuk e pranon realitetin se Kosova dhe shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë,që,sipas kronikave historike,politike të kohës të ish-Jugosllavisë,shqiptarët asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk e kanë konsideruar Serbinë fashiste për shtetin e vet(!).

Me protestat në Beograd dhe me fyerje më antinjerëzore,kundër popullit shqiptar u  pa se regjimi serb ndryshe flet para botës dhe krejt ndryshe vepron kur e kur është në pyetje çështja shqiptare dhe Kosova,duke lënduar programin e manifestimit kulturor ,,Mirëdita-Dobar Dan,,! 

Nëse vazhdon ky avaz antishqiptar në Beograd,do të ishte mirë që përfaqësusit shqiptarë të  këtij manifestimi mos të marrin udhë në kryeqytetin e urrejtjes shekullore dhe të shfarosjes së një populli,që për dy shekuj nuk e ndali pushkën për liri dhe pavarësi ndaj regjimeve të Serbisë.

Me derra nuk bëhet dasëm,thotë një fjalë e popullit shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat