Kandidati për president të SHBA-ve, Joe Biden, ka një histori të gjatë në fushën e politikës së jashtme të këtij shteti. Madje ai është edhe mbështetës i flaktë i Shqipërisë. Ka marrë pjesë në disa negociata dhe takime të rëndësishme për këtë vend.
Megjithatë, detajet i risolli në vëmendje në studione Ora News, ish-Kongresmeni i Pensilvanisë, Jason Altmire.
Altmire: Joe Biden ka një histori të mbështetjes sa i përket Bosnje-Herzegovinës në vitet ’90. Ai e mbështeti ndërhyrjen gjithashtu të integritetit territorial dhe europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se do të punojë sa i përket hyrjes në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Ai i ka përkrahur shqiptarët në politikën e jashtme.
Në 99-ën. Ka përkrahur ndërhyrjen amerikane për t’i dhënë fund luftës së Kosovës. Ishte lider për ndërhyrjen e presidentit Klinton për linjat ajrore kur u ndërprenë. Ai është proshqiptar. Jo Biden do të punojë edhe më tej për njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Serbisë. Do të ndërhyjë për shtyrjen e më shumë reformave në Shqipëri.