Brooklyn NY : Muaji i Pavarësia së Shqipërisë, në Amerikë, çdo vit shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë.
Kompania Shqiptare "Protect Dismantling" e njëjta kompani që kontriboj për projektin e Nëna Terezës, të vendosur në Brooklyn New York, me pronarë dy djem nga Dibra e Madhe në SHBA, Belul Qoku dhe Murat Marke, kan gjetur mënyrën e vet për të treguar krenarinë shqiptare në rrugët e New Yourku në çdo përvjetor tê pavarësisë së Shqipërisë.
Si dhe shihet edhe në këtë fotografi kamionat janë të lyer në bojë kuq, ndërsa mbi kapakun e madh të mbulesës së motorit të këtyre kaminove, është vendosur një shqiponjë e zezë e madhe sa e gjithë pjesa e përparme e motorit të kamionit.
Kamionat me ngjyrë të kuqe me një shqiponjë të zezë, e madhe sa e gjithë mbulesa e kamionit, kan nisur mbarë muajin e Nëntorit të pavarësisë së Shqipërisë nëpër rrugët e Nju Jorkut, duke i rënë bories dhe lajmëruar amerikanët, se shqiptarët këtë muaj kan festë, është Nëntori kuq e zi 28 Nëntori i Shaplljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kompania Shqiptare "Protect Dismantling" i ka të gjithë kamionat e biznesit të tyre, të lyer krejt me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, flamurin kuq e zi,dhe në mes të tyre kan vendosur shqiponjëne zezë me dy krena, si dhe në zyrat e saj sot kudo është vendosur flamuri kuq e zi.
Ato janë disa kamionat e peshave të rënda, që pothuajse na bie rasti ti shikojmë gati çdo ditë, pune në rrugët e Bruklinit, dhe qyteteve të tjera të Nju Jorkut, të lëvizin lirshëm nëpër kantjere ndërtimi.