Chris Nikic, nga Florida bëhet personi i parë me sindromën Daun që përfundon Triathlon Ironman

Amerika

Chris Nikic, nga Florida bëhet personi i parë me sindromën Daun që përfundon Triathlon Ironman

Nga: Beqir Sina Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Chris Nikic

"Panama Beach" Florida ( 14 Nëntor 2020) : Shqiptar Amerikani Chris Nikic, u bë atleti i parë me sindromën Daun që përfundoi një garë sportive në trekëndëshin e "Njeriut të Hekurt" - "Triathlon Ironman".

Dhe, ai është një shqiptar Christopher (Chris) Nikic, 21-vjeçari nga Maitland, Florida, cili me këtë rast fitoi edhe një Rekord Botëror Guinness për përfundimin e garës, dhe moment historik i tij u konsiderua, nga shtypi dhe televizioni më i madh në Shtetet e Bashkuara i sportit ESPAN si një "arritje historike" nga Olimpiadat Speciale.

Shtypi, i Floridës, duke iu referuar ESPAN dhe AP, tregon se Nikic notoi 2.4 milje, në det të hapur, përshkroi me biçikletë 112 milje dhe vrapoi në natyrë 26.2 milje në një kohë rekord 16 orë, 46 minuta dhe nëntë sekonda , pra 14 minuta më pak se rekordi i mëparshëm, duke fituar kështu garën e gjatë të "Triathlon Ironman 2020" në "Panama City Beach" Florida, të Shtunën.

Nikic garoi së bashku me udhëzuesin e tij, Dan Grieb. Nikic reflektoi në momentin historik në Instagram dhe vendosi pamjet e tij për më shumë vitin e ardhshëm. "Synimi u vendos dhe u arrit," shkroi Nikiq të Dielën. "Koha për të vendosur një Rekord të ri dhe më të MADH për 2021."

Ai shtoi se ky qëllim kishte të bënte me "përfshirjen" dhe ndërgjegjësimin për sindromën Daun(Down) dhe Lojërat Olimpike Speciale. Arritja e tij u vlerësua nga shumë në internet, shkruan të gjitha mediat duke përfshirë ikonën e tenisit Billie Jean King, e cila nuk është e panjohur në SHBA për të thyer barrierat.

"Urime Chris Nikic, personi i parë me sindromën Daun që përfundoi IRONMAN-in e lodhshëm! Pa kufij. Pa kufij. Vazhdoni të ëndërroni sukse të mëdha dhe vazhdoni për të, Chris!" ajo shkroi në Twitter për rekordmenin Christopher Nikic.

Shqiptar Amerikani Chris Nikic IRONMAN Florida

Chris Nikic u vlerësua me medalje e Art pasi mbaroi Ironman Florida më 7 nëntor 2020, në Panama City Beach, Florida.

Fondacioni Global Sindroma Down, një organizatë jofitimprurëse e SHBA që synon të përmirësojë rezultatet shëndetësore për njerëzit me sindromën Daun(Down), e përgëzoi Nikic, duke thënë se ai "ka thyer barrierat dhe ka "shkatërruar" pritjet e mjekëve, se duhej kohë për një rezultatet të tillë :

"Ne jemi frymëzuar përtej, asaj që Chris Nikic arriti, dhe arritja juaj është një moment përcaktues në historinë IRONMAN që nuk mund t'ju merret kurrë,si një sukses i i madh edhe për njerëzit e tjer me Down (Daun)" shkroi llogaria zyrtare e garave Triathlon Ironman në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat