Rrënjët Shqiptare sërish vendosin flamujt shqiptar në Nju Jork!

Amerika

Rrënjët Shqiptare sërish vendosin flamujt shqiptar në Nju Jork!

Nga: Marko Kepi Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:39
Rrënjët Shqiptare sërish vendosin flamujt shqiptar në Nju Jork

Organizata "Rrenjet Shqiptare " në Amerikë, me president Marko Kepin, vazhdojnë traditën e tyre të festës së 28 Nëntorit të cilët si gjithnjë sjellin atmosferën e flamurit kuq e zi në zemer të Nju Jorkut,  ku sivjet kanë vendosur 500 flamuj 250 shqiptar dhe 250 flamuj amerikan.

Këto flamuj janë sponsorizuar nga familja Qoku (Belul Qoku & Alberim Qoku), dashamirës besnik e Organizatës "Albanian Roots".

Flamujt janë vendosur ne "Hylan Boulevard në Staten Island" me rastin e festave të nëntorit ! Së bashku në këtë organizim të bukur të flamujve. i janë bashkuar dhe dy shoqatat e mëdha si "Kraja" Presidenti Mirsad Kovaci, "Dibra" Presidenti Dashnor Miftari dhe "Ana e Malit" Presidenti Safet Lolla, si gjithnjë që japin kontributin e tyre të vyer për komunitetin shqiptar dhe gëzojnë një emër të mirë e të dashur për te gjitha aktivitetet e tyre që realizojnë nder vite. 

Organizata 'Albanian Roots' vazhdon misionin e saj së bashku me anëtaret e bordit dhe të gjithë të rinjtë antarë të kësaj Shoqate si në rastin e Termetit ku ende dhe sot po ndërtohen shtëpitë e familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore! 

Shoqata 'Rrenjet Shqiptare' i urojnë të gjithë shqiptarëve: Gëzuar 28 dhe 29 Nentorin, festën e flamurit shqiptar, flamurit kuq e zi që valëvitet aq bukur dhe me krenari!

Faleminderit gjithë kontribuesve: 

Vullnetaret:

Alberim Qoku

Meltin Molla

Xhemal Lanica

Jasin Gjokaj

Afrim Popi

Fitim Mujeziq

Albin Kovaci

Egzon Doda

Arber Mucaj

Elmir Berjashi

Agim Gjenashi

Zaim Gerdoci

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat