Frymëzim Isufaj, nisi shërbimin Konsulli i Përgjithshm i Republikës së Kosovës në New York, duke bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi!

Amerika

Frymëzim Isufaj, nisi shërbimin Konsulli i Përgjithshm i Republikës së Kosovës në New York, duke bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi!

Nga: Nga Beqir SINA – New York Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

NEW YORK : Diplomati kosovar në New York, Frymëzim Isufaj pa kaluar një muaj, nga marrja e detyrës së re, si Konsulli i Përgjithshm i Republikës së Kosovës në New York, në ditën e ushtrisë së Kosovës, bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi!

Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork, që deri tani ka shërbyer në Ambasadën e Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj, së bashku me Konsullin Lulëzim Krasniqi, dhe anëtar të stafit të tij, u dje bashkë me prindërit e heronjve të Kosovës, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shoqëruar nga bashkëluftëtarët e tyre të “Batalionit Atlantiku” Komandat Gani Shehu, ish luftëtarët Agim “Gino” Selmanaj, Uk Lushi, dhe Milot Buçaj, si dhe nga diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, shërbimin diplomatik në atë që gazetarët e quajneë “Misioni” i Kosovës, në Kombet e Bashkuara, e nisi duke bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së vëllezërve Bytyqi.

Me këtë rast ata shprehën respektin e thellë për sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Vëllezërit Bytyqi, bashkë me shumë bijë e bija tona, lanë mirëqenien që u ofronte Amerika për t’i dalë zot atdheut dhe popullit të vet në ditët më të vështira të tij.” shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social FB, Frymëzim Isufaj, Konsulli i Përgjithshm i Republikës së Kosovës në New York, duke përshëndetur “Lavdi e përjetshme për Yllin, Agronin, Mehmetin dhe për të gjithë dëshmorët e kombit.”

Ish luftëtari I Batalionit Atlantiku, veprimtari i nohur Uk Lushi, i cili mori pjesë në këtë homazh, në memoralin e bashkëluftëtarve, tre vëllezërve dëshmor, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shkruajti një status të shkrurtër ku ai thotë se të gjithë kemi dhënë diçka për lirinë e Kosovës dhe popullit shqiptar, për ata që ranë për Kosovën dhe lirinë shqiptare, ata që kanë dhënë gjithçka. “Nderimi i sotëm për sakrificën e tre vëllezërve Bytyqi nga Ambasadori i ri i Kosovës në New York, Frymëzim Isufaj, bashkë me stafin e Ambasadës, ishte nderim për Familjen Bytyqi, bashkëluftëtarët, shtetin e Kosovës dhe shqiptaro-amerikanët,” shkruan Lushi.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat