Shqiptari nga Ferizaj merr vaksinën e Pfizer/BioNTech në SHBA

Amerika

Shqiptari nga Ferizaj merr vaksinën e Pfizer/BioNTech në SHBA

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Dardan Lala

Dardan Lala, shqiptari nga Ferizaj, që jeton në SHBA, është nga të parët që është vaksinuar me vaksinën e Pfizer/BioNTech.

Ka qenë vet Lala ai që përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur një gjë të tillë.

“Unë u vaksinova. Pas kësaj, kisha dhimbje të këqija në krah…”, ka shkruar Lala në Facebook.

Ndryshe shqiptari që jeton në Fort Worth, Texas, punon në një institucion korrektues dhe se dozën e dytë të vaksinës pritet ta marrë pas rreth tri javësh.

Shqiptari nga Ferizaj është njëri nga shumë njerëzit të cilët kanë pasur fatin të vaksinohen ndër të parët në SHBA, pas miratimit të vaksinës së Pfizer/BioNTech nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA).

Agjencia kishte thënë se autorizimi ishte një “moment historik” mes pandemisë, e cila iu mori jetën 295 mijë njerëzve në SHBA.

Vaksina e Pfizer e cila ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër coronavirusit, është konsideruar e sigurt dhe efektive nga FDA-ja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat