Pse flisni për partitë politike dhe harroni kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës?

Amerika

Pse flisni për partitë politike dhe harroni kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës?

Nga: Skënder Karaçica Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:31
Skënder Karaçica

Në të gjitha TV emisionet informative (debate lidhur me zgjedhjet paralemantare në Kosovë), tërë programi shkon përmes çështjes së partive politike dhe rreshtimi i tyre për të marrë sa më shumë vota të lira të sovranit, ndërkaq asnjë fjalë për temën kryesore kahet e zhvillimit ekonomik, të reformave në arsimin fillor, të mesëm dhe universitar, sigurimi shëndetësor, investimet nga jashtë dhe për të shkuar tutje në relacionet e shtetndërtimit demokratik dhe ligjor.

Kujtoj se është e tepërt të flitet për korpusin e partive politike, që, nëpër këto vite ato në pozitë dhe opozitë, e kanë sjellë shtetin në gjendje të përkulet për toke...(!).

Debatet pa kalojnë në krah të partive politike, sipas përmasës së analistëve dhe të përcaktimit të tyre si (militantë - nënvizimi im), ndonëse gazetarët nuk duhet sipas kodit të gazetarisë të jenë anëtarë të partive politike, por gjithnjë të pavarur.

Shteti i Kosovës nuk ka nevojë për numra të politikës se kush do të fitojë dhe kush të humbë votën e lirë të sovranit...?! Koha kërkon ndryshimin në të gjitha fushat e jetës dhe të kaheve të shtetndërtimit të Kosovës. Më pak fjalë dhe partitë politike duhen të flasin më programet e veta dhe duke afruar përgjegjësinë kushtetuese ndaj shtetit dhe ndaj sovranit, që, kodet kushtetuese të shtetit të Kosovës të marrin të mbarën, pa politizime, pa klane në ,,pentagramin,, e nepotizimit, por me kuadro të reja dhe rrafshe të reja politike për Kosovën sot dhe nesër...!

Në TV analistët duhet të kërkojnë të lexojnë nga afër programet e partive politike dhe më pak fjalë shpatit përpjetë (sic!) dhe më shumë debate që afrojnë para sovranit të Kosovës, synimet e kaheve të zhvillimit të Kosovës.

Mos të vonohemi për shtetndërtimin e Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat