43-vjeçari shqiptar në SHBA dënohet për mashtrim, i vodhi 19 mln dollarë investitorëve

Amerika

43-vjeçari shqiptar në SHBA dënohet për mashtrim, i vodhi 19 mln dollarë investitorëve

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:37
Viktor Gjonaj

Shqiptari Viktor Gjonaj, 43-vjeç, themelues i “Title Plus Title Services”, është akuzuar për mashtrim ndaj investitorëve të tij me një shumë që i arrin 19 milionë dollarë.

Qëllimi i këtij mashtrimi, ishte që Gjonaj të blinte çdo javë 1 milion dollarë bileta në lotarinë “Daily 3 dhe Daily 4”.

Këtë aktivitet 43-vjeçari e nisi në vitin 2010 dhe në vitet e para nisi të përfitonte miliona dollarë, ndërsa vitet e fundit humbjet e tij ishin të mëdha.

“Viktor Gjonaj është një biznesmen i respektuar, por fatkeqësisht krijoi një varësi ndaj lojërave të fatit e si pasojë arritëm në këtë situatë”, u shpreh avokati i tij Steve Fishman, për The Detroit News.

Gjonaj është shpallur fajtor nga gjykata e Detroit dhe akuza e ngritur ndaj tij ka një maksimum dënimi që mund të arrijë deri në 20 vite heqje lirie, shkruajnë mediat vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat