KPA: Urime dhe suksese, Kosovës dhe popullit të saj!

Amerika

KPA: Urime dhe suksese, Kosovës dhe popullit të saj!

Nga: Beqir SINA New York Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 23:27
Foto ilustruese

WASHINGTON D.C: Rikthimi i një organizatë të avokimit publik në Washington, për të afirmuar interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të vendeve amë të këtij komuniteti, ka bërë që Kongresi Panshqiptar Amerikan, një organizatë kjo që sipas kryesuesit të KPA-së, ka për qëllim që të mbushë hendekun e një grupi avokues në Washington, e në qendra të tjera vendimmarrëse në SHBA, ka uruar në një mesazh-përshëndetje popullin e Republikës së Kosovës, për organizimin dhe mbarëvajtjen e mrekullueshme të Zgjedhjeve Parlamentare më 14 shkurt 2021.

Poashtu, me këtë rast KPA, përgëzojnë fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkohë, po në këtë mesazh përshëndetës, kjo organizat e avokimit të çështjes Shqiptare, thotë se : “Kosovës, dhe fituesit të zgjedhjeve ju dëshirojmë themelim të shpejtë të institucioneve dhe qeverisë së re”.

Ata njëhereshit cekenin se janë duke punuar që Kongresi Panshqiptar Amerikan – KPA, të forcojë marrëdhëniet e posaçme në mes të SHBA-ve dhe shqiptarëve në saj, të bashkëpunimit më të madh politik dhe ekonomik, ku me anë të këtij mesazhi ata orfrojnë gatishmërinë e SHBA-së, që të punojë dhe përkrahë Kosovën dhe organet e reja të shtetit.

Mesazhi i plotë i Kongresit Panshqiptar Amerikan:

Kongresi Panshqiptar Amerikan uron popullin e Republikës së Kosovës për organizimin dhe mbarëvajtjen e mrekullueshme të Zgjedhjeve Parlamentare më 14 shkurt 2021. Kosova dha një shembull demokratik të shkëlqyeshëm. Me këtë rast duam poashtu të përgëzojmë fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

Kosovës dhe fituesit të zgjedhjeve ju dëshirojmë themelim të shpejtë të institucioneve dhe qeverisë së re.

Gjithashtu përshëndesim gatishmërinë e SHBA-së të punojë dhe përkrahë Kosovën dhe organet e reja të shtetit.

Kongresi Panshqiptar Amerikan, do të jep mbështetje me krejt forcën për bashkëpunimin Kosovë-Amerikë. Si Kosovën ashtu dhe Kongresin Panshqiptar Amerikan, na pret punë e madhe. Jemi gati dhe mezi presim të japim kontributin tonë në punët që presin Kosovën dhe qeverinë e saj të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat