Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA, uron Kurtin dhe Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë

Amerika

Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA, uron Kurtin dhe Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:11
Ahmet Xhafo, kryetar i Federates Pan Shqiptare e Amerikës VATRA

Të nderuar Zoti Albin Kurti dhe Zonja Vjosa Osmani Presidente në Detyrë e Kosovës.

Në emër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës, Vatra, dhe në emrin tim përsonal ju përgëzoj ju dhe Partinë Lëvizja Për Vetëndosje në fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Zgjedhjet e 14 Shkurtit treguan qartë se sistemi institucional demokratik në Kosovë po ecën në rrugën e duhur drejt një demokracie të konsoliduar perëndimore.

Fitorja bindëse e Partisë Lëvizja Për Vetëvendosje në këto zgjedhje parlamentare tregon qartë se populli i Kosovës ju ka besuar të drejtoni vendin drejt luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor, për konsolidimin e institucioneve demokratike, për zhvillimin ekonomik dhe përmirsimin e kushtevet jetsore për të gjithë shtetasit e Kosovës, duke synuar pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në NATO, në Bashkimin Europian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kushte këto të domosdoshme për stabilitetin në Ballkan.

Në emrin tim personal dhe në emër të organizatës më të vjetër në botës shqiptare VATRA, ju uroj suksese në detyrën që ju ka ngarkuar siovrani me shpresë për të ardhmen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat