Tre vjetori i Pavarësisë së Kosovës, u shënua në Times Square - Nju Jork

Amerika

Tre vjetori i Pavarësisë së Kosovës, u shënua në Times Square - Nju Jork

Nga: B.S Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:32
Festa e Pavarësisë në Nju Jork

Kosova shënoi më 17 Shkurt 2011, trevjetorin e pavarësisë së saj nga Serbia, me aktivitete dhe veprimtari të shumta të zhvilluara në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga shqiptarët e Amerikës. Ditëlindja e tretë e Kosovës shtet i pavarur,ashtu si e kanë bërë zakon tashmë shqiptarët e Tre-Shteshit, New York, New Jersey dhe Connecticut u përbashkuan në Times Square , sheshin e mahnitshëm dhe më të njohur në botë, i cili e përshëndeti dhe e ndjeu frymën e festës së pavarësisë së Kosovës me një aktivitet zyrtar, organizuar nga autoritet e larta të qytetit teksa u ngrit flamuri i  Kosovës dhe në një billborde gjigand - në mesin e ndriçimeve për disa minuta duke shfaqur para njujorkeze dhe truristve të huaj mesazhin e urimit për pavarësinë e Kosovës, dhe përshendetur atë.  

Në një tribunë me shkallë të kuqe, e cila ndodhet  në mes të sheshit Times Square, Presidenti i qytetit të Manhattanit- në Nju Jork,  zoti Scott M. Stringer,(is an American politician serving as the 44th New York City Comptroller, and candidat for Mayor of NYC) së bashkua me dhjetra shqiptar, veprimtar e lider të komunitetit, dhe i shoqëruar nga trupi i diplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Washington D.C, dhe New York City, gjatë asaj periudhe, disa  zyrtarëve të zgjedhur të qytetit,  udhëheqësit e tjerë të komunitetit, përkujtuan me një ceremoni zyrtare përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Ceremonia e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës, ishte një bashkë organizim  i bashkë-financuar nga zoti Esad Rizai, President i Fondacionit  Shoqëria  Shqipëtaro - Americane, Vehbi Bajrami, Botues i gazetës Illyria, dhe ish-anëtar i Kuvendit të Nju Jorkut, avokati i njohur Stephen B. Kaufman - 

Presidentit të qytetit të Manhattanit , Scott M. Stringer, iu bashkua në këtë ceremoni edhe zonja Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së ministres së jashtëme të Kosovës: Hon. Avni Spahiu, Ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, dhe Hon. Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara si dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës zonja Arta Rama.

Ceremonia u hapë me  këndimin e dy himneve kombëtare, të Republikës së Shqipërisë dhe SHBA-së, nën interpretimin e këngëtares së mirënjohur Merita Halili, shoqëruar nga bashkëshorti i saj  muzikanti i njohur Raif Hyseni. 

"Këtë mëngjes ne jemi të nderuar më shumë se çdo herë tjetër, duke respektuar një përvjetor të rëndësishëm kombëtar - 3 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast në këtë shesh të famshëm ne jemi duke shënuar një moment historik, në luftën për lirinë e pavarësinë  . Ne jemi duke përshëndetur me këtë rastë të gjithë popullin e Kosovës, këtu në Nju Jork, dhe në botë," tha presidenti i Manhattanit, Scott Stringer, duke shtuar se "Sot, Kosova, është një shtet që mbetet një aleat  i vogël e Shteteve të Bashkuara, një vend i përcaktuar mirë dhe drejtë me angazhimin e saj për shumëllojshmërinë etnike, pluralizmit fetar dhe lirisë për të gjithë qytetarët e saj.". 
  
"Ne e shohim rëndësinë e kësaj dite  në Nju Jork, ku anëtarët e komunitetit  shqiptare e bëjnë edhe më të rëndësishme këtë datë me kontributet e tyre të vlefshme ekonomike, kulturore dhe politike në qytetin tonë çdo ditë," vazhdoi Stringer. "Unë e  vlerësojë punën e vështirë dhe besnikërin tuaj, se si ju jeni të përkushtuar për të ndërtuar një jetë më të mirë për familjet e tua këtu dhe jashtë vendit." 
  
"Unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës, për këtë ceremoni nga Presidenti i Manhattanit Scott Stringer, për iniciativën e tij dhe jamë kënaqur që ai bashkuar me ne shqiptarët, në përkujtimin në Times Square të përvjetorit të tretë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës," tha zoti Ferit Hoxha, ish Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. "17 shkurti  2008," tha ai "është shpallja e pavarësisë që shënoi të drejtën historike të Kosovës, për të, liri liri dhe dinjitet." 
  
"Për këtë tha Ambasadori Hoxha, shqiptarët, gjithmonë do të i jenë mirënjohës veçanërisht Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për kontributin e tyre historike,"shtoi  Hoxha . "Në këtë ditë, ne shohim me kënaqësi se demokracia ka lëshuar rrënjë në Kosovë, se institucionet multietnike janë duke punuar, dhe një popullsi e re është i gatshëm të kontribuojnë në mënyrë aktive në përballjen e sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, nevojën për të zgjeruar njohjen ndërkombëtare  dhe arritjen e integrimit të Kosovës, në të gjithë rrjedhën euroatlantik. " 
  
Esad Rizai, President i Fondacionit Shoqëria Shqiptaro-Amerikan, tha: "Sot në Times Square jemi mbledhur për të festuar përvjetorin e tretë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me ndihmën që na dha  Presidenti i Manhattanit  Scott Stringer, i cili ka hapur dyert në Manhattan, dhe në fakt "dyert e gjithë e botës", nga New York City, ku Komuniteti shqiptarë, po feston tre vjetorin e pavarësinë e Kosovës. Me këtë rastë unë nuk mund të gjejë fjalë të mjaftueshme t'a falenderoj  Presidentin e Manhattanit Scott Stringer për udhëheqjen e nga ana e tij të kësaj veprimtarie dhe njohjen  me Proklamatën e  Nju Jorkut, pavarësinë e Kosovës".  
  
"Kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe një shans për të kujtuar vuajtjen e madhe të popullit shqiptar të Kosovës në luftën e tyre historike për liri dhe pavarësi," tha Vehbi Bajrami, Botues i gazetës Illyria. "Ky është edhe rast i madh për të shprehur edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për udhëheqjen e përpjekjeve ndërkombëtare dhe mbështetje, që ka dhënë për shtetin më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Komunitetit Shqiptaro Amerikan në New York City, ka luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen e Kosovës gjatë viteve, dhe nuk ka gjetur në asnjë vend - vend më të mirë sesa SHBA, i cili, tashmë dihet se është bërë një shtëpi të dytë, për të gjithë ne, ku edhe ne kemi gjetur edhe një mik të madh " 

Miku i shqiptareve avokati i njohur Stiv Kaufman tha se "Sot, në këtë shesh po i tregojmë botës se të gjithë ne jemi Shqiptar - Kosovar. Njiqind mile prej këtu ndodhet "Këmbona e Lirisë", e cila, tha ai bënë thirrje për lirinë e të gjithë popujve të botës. Ky, pra është mesazhi që shpërndan anembanë botës se Shtetet e Bashkuara, që luftojnë për liri dhe demokraci , mesazh ky që ka përshkruar edhe Kosovën në këtë ditë, kur po festojmë tre vjetorin e pavarësisë së saj" tha ai.

Si gjithmonë avokati Kaufan risolli edhe një herë në kujtesë një nga momentet me te bukura te jetes së tij, siç u shpreh avokati Kaufman. Ai risolli nëpërmjet kujtimeve nëntori 2003, ku ai së bashku me nje perfaqesi e delegacionit te Bashkise se Nju Jorkut, shoqeronim kryetarin e Bashkise, Majkell Bloomberg gjate vizites se pare te nje kryetari Bashkie nga Nju Jorku ne Kosove. "Ne shkuam shtate vjet me pare ne Kosoven e çliruar per te theksuar mbeshtetjen tone per pavaresi dhe lidhjen e forte qe ndjeja ndaj popullit te saj." tha ai. 

Më tej avikati Kaufan vazhdoi duke thënë se " Nuk e harroi kurre, kur Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg, e kishte planifikuar nje ndalese te shkurter ne Kosove, ne fund te atij muaji e cila perkonte me diten e shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Pra me 23 nentor 2003, 5 dite para 28 nentorit, Dites se Pavaresise se Shqiperise, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bloomberg do t'i drejtohej kryeqytetit te Kosoves, ndersa bashke me ushtaret amerikan ne kampin ushtarak Bondestil-Ferizaj dhe me presidentin e pare te Kosoves te ndjerin Ibrahim Rugova do te festonte diten e Flamurit Shqiptare, Une tha ne fund avokati Kaufman kam disa gure kujtim nga Presidenti Rugova dhe e di shumë mirë rëndësinë dhe simbolikën e tyre". 

Më pasë foli edhe ushtruesja e detyrës së Minstres së punëve të Jashtme zonja Vlora Çitaku duke thënë se " Është me të vërtet një kënaqësi e veçantë, që përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, t'a ndajë bashkë me shqiptarët në Times Square. Pikërishtë, tha ajo me këta shqiptarë që kanë bërë aq shumë për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Me këtë rastë me jepet mundësia të faleminderojë autoritetet njujorkeze, për këtë nder  që po i bëjnë në "zemër" të botës , në Nju Jork, ditës së pavarësisë së Kosovës".

Çitaku tha se as që e kisha menduar se një ditë edhe në mes të Nju Jorkut, do të festoja së bashku me shqiptarët e Amerikës, pavarësinë e Kosovës, e cila, është për të gjithë ne një ndjenjë e veçantë , ku tregohet se Kosova ka shumë miq në SHBA-ës. 

Në fund të fjalës së saj ushtruesja e detyrës së Minstres së punëve të Jashtme zonja Vlora Çitaku, theksoi se " Mesazhi i artë i kësaj dite, është se "Ëndrrat, më në fund realizohen dhe qëllimet e njërëzve kur janë të drejta janë të arritëshme - për Kosovën dhe shqiptarët kudo do të ketë ditë me të mira edhe më të bukura." tha ajo.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Parlamenti shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, duke i dhënë kështu fund përpjekjeve shumëvjeçare të shqiptarëve për mëvetësi nga Serbia. Tre vjet pas, Kosovën e kanë njohur 75 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 vende të Bashkimit Evropian. Legjitimiteti i pavarësisë së saj u konfirmua në verën e vitit të kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por ritmi i njohjeve për shumë shkaqe nuk ka ecur ashtu siç duhej. Njohje të reja priten dhe ndoshta përvjetori i katërt do t'a gjejë Kosovën anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat