2 Prill 1991 - Fletë votimi dhe gjakderdhje

Amerika

2 Prill 1991 - Fletë votimi dhe gjakderdhje

Nga: Beqir Sina Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:10
2 Prill 1991 - Fletë votimi dhe gjakderdhje

“Në një ahur të ndotur nën një batanije të copëtuar, me tuba intravenozë që i dilnin nga hunda, 16-vjeçari Harris Morena u shtri në një spital të rrënuar në Shkodër, 110 km në veri të kryeqytetit shqiptar, Tirana”, do të shkruanin 30 vjet më pare, dy gazetar amerikan, Mary Nemeth, dhe John Holland, duke raportuar nga Tirana, gjendjen e Shqipërisë komuniste.

Ata më tej tregojnë se çfarë ndodhi në Shkodër, më 2 Prill 1991, duke treguar për shtypin amerikan, se Morena, i tha Maclean’s, se në 2 Prill, pasi autoritetet Komuniste të Shqipërisë njoftuan se partia e tyre kishte fituar zgjedhjet e para shumëpartiake të vendit të varfër që kur ata erdhën në pushtet në 1944, ai u bashkua me qindra studentë të tjerë protestues përpara selisë lokale të Komunistëve.

"Ne po thërrisnim gjëra të tilla, duke hedhur sllogane të fuqishme dhe të rrezikshme për atë kohë si : " Vdekje për Komunistët "dhe"Ky është Mashtrimi i Komunistëve "," kujton Morena, kur papritmas nga ndërtesa e Komitetit të Partisë përball sheshit, snajper të sigurimit të shtetit me uniforma civile, nisën me të shtëna, nga taraca dhe dritaret, siç u tha më vonë me urdhër të Ministrit të Punve të Brendeshme, Gramoz Ruçit, dhe Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, me Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, duke vrarë udhëheqësin e opozitës lokale 23-vjeçarin Arben Broçi.”

Ndërkohë, katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave të forcave policore drejt turmës që protestonte.

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë. "Ne të gjithë u ndamë në panik dhe filluam të iknim,"

Morena, i ka treguar dy gazetarve amerikan , Mary Nemeth, dhe John Holland, se edhe ai është kapur nga policia, atë ditë, "kur atëherë ata më morën mua." Ky ishte momenti kur një plumb kishte shpuar trupin e tij, pranë zemrës, duke e bërë Morenën, të rrëzohej pa ndjenja kur protestuesit e zemëruar sulmuan selinë.

Protestuesit mësynë godinën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe që andej hidhnin dokumentet nga dritaret në oborr.

Disave prej tyre iu vu flaka, ndërsa të tjera u grisën e u shkelën me këmbë.

Më pas dalloheshin turmat në sheshin kryesor, që sot mban emrin “2 Prilli”, aty ku mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë.

Makina të djegura, tym i zi që shpërthente nga disa anë të qendrës së Shkodrës e protestues të panumërt të mbledhur në shesh dhe që ngrinin dy gishtat lart.

Zjarri kishte përfshirë ndërtesën dhe forcat komuniste vranë katër vetë dhe plagosën 58 të tjerë.

Mary Nemeth, dhe John Holland, në raportimet e drejtpërdrejta nga Tirana, e 30 viteve më pare, e kanë përshkruar dhunën në Shkodër, “të ishte më e keqja në një seri protestash në të gjithë vendin e vogël të Ballkanit pasi Partia Komuniste e Punës, tha se fitoi 162 nga 250 vendet në parlament gjatë votimit të 31 Marsit. Partia Demokratike kryesore e opozitës mori 65 vende dhe dy parti të vogla ndanë katër vende” thane ata.

Zgjedhjet e balotazhit për 19 vende të tjera u planifikuan për 7 Prill. Zyrtarët e Partisë Demokratike akuzuan qeverinë për mashtrim dhe frikësim të votuesve në të gjithë vendin nga sigurimi i shtetit dhe policia, e asaj kohe, përfshirë edhe ushtrinë në disa zona në veri dhe jug të vendit.

Disa vëzhgues të zgjedhjeve perëndimore raportuan incidente të frikësshme, megjithëse të tjerë( Partia e Punës, që udhëhiqte vendin për 47 vjet), thanë se votimi në vetvete kishte qenë i drejtë, edhe pse kontrolli komunist i medias masive i dha partisë një avantazh dërrmues në votim.

Beth Phinney, ishte një nga tre vëzhguesit Kanadezë, I cili ka deklaruar 30 vjet më parë se: «Isha plotësisht i habitur nga sa mirë u zhvilluan votimet, dhe se çfarë ndodhi me numërimin ose kontrollin e votimeve. Por, mendoj se është e drejtë të thuash se nuk ishte një fushë e barabartë për të luajtur, një “lojë kaq të zjarrt” me komunistët ”, deklaroi vëzhguesi ndërkombëtar Phinney, deputeti konservator i kantonit Hamilton Mountain, Ontario(Canada) që fliste nga Tirana : "Demokratët kanë bërë një hap të mirë. Nëse qeveria i lejon ata të veprojnë si një opozitë, kjo është një fitim i madh për demokratët dhe demokracinë në Shqipëri. "

Megjithatë, shumë udhëheqës të opozitës, përfshirë ish liderin e athershëm Dr Sali Berisha, shprehën frikën se Komunistët do të braktisnin reformat ekonomike dhe politike të filluara kur Presidenti Ramiz Alia, i cili pasoi të fortin Stalinist të Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës, si shef i partisë pas vdekjes së tij në 1985. Në votimet e 31 Marsit 1991, Alia dhe “reformatorët” e tjerë komunistë humbën, votat e veta në Tiranë, ka treguar Beth Phinney, i cili ishte një nga tre vëzhguesit Kanadezë.

Ata shtuan se “Dhe, megjithëse analistët thanë se parlamenti pluralist, ka të ngjarë të rizgjedhë Ramiz Alinë si president, një post që ai ka mbajtur për nëntë vjet, ata paralajmëruan se votimi kishte forcuar pozicionin e vijave të ashpra brenda partisë Komuniste”.

Kjo perspektivë qartë frikësonte shumë aktivistë të prodemokracisë. Njëri prej tyre që nuk besonte te Ramiz Alia, dhe komunistët ishte Alfred Berisha, një tipograf 33 vjeçar, i cili kaloi dy vjet në një kamp pune të rëndë, për gjoja shpërndarjen e parrullave anti-qeverisë, pamflete, që u hodhën në Shkodër, para vitit 1990,

Alfred Berisha, kishte vetëm një muaj që ishte në liri duke përfituar nga një amnisti të përgjithshme për të burgosurit politikë, dhe të interrnuarit më 1991.

"Tani është koha që Stalini( Enver Hoxha, e Ramiz Alia) të shkojnë në shtëpi", tha ai pasi votoi për Demokratët. "Nëse Komunistët qëndrojnë në pushtet, shumë njerëz që folën lirisht gjatë fushatës do të vuajnë edhe më shumë tani."

Vëzhguesi që kryesonte delegacionin amerikan, Jack Buechner, një ish kongresmen nga St. Louis, Missouri, i cili vëzhgoi zgjedhjet e 31 Mars 199 ka deklaruar se : “Në votimet , Demokratët fituan shumicën e vendeve në qytete ndërsa Komunistët kapën pjesën më të madhe të fshatit, dhe disa zona në jug të vendit, dalluar për besnikërinë për Partinë e Punës, pikërisht aty ku jetonin dy të tretat e 3.5 milion njerëzve të Shqipërisë. Kjo ndarje urbane-rurale, u pa se mund të rrisëte tensionet shoqërore në një vend, që tashmë po përpiqej të dalë nga izolimi dhe keqmenaxhimi ekonomik i dekadave. Vendi më i varfër në Evropë, me të ardhurat për frymë të Shqipërisë, që ishin vetëm 103 dollarë në muaj, dhe, vendi ku krerët e opozitës thanë se shkalla e papunësisë ishte gati 50 përqind pasi shumë fabrika janë mbyllur muajt e fundit, sepse atyre u kishte mbaruar lënda e parë, dhe vendi shkonte drejt “rrënimit” social e ekonomik.”

Jack Buechner : "(Shqipëria), Ky është një vend që po zvarritet në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të."

Mary Nemeth, dhe John Holland, në raportimet e drejtpërdrejta nga Tirana, e 30 viteve më pare, raportuan se :

“Qytete të tilla si Shkodra dhe Kavaja, e cila shtrihet 15 km në jug të Tiranës, mund të provojnë pika flakëruese për trazira nëse situata ekonomike nuk përmirësohet. Në Kavaje, udhëheqësit e opozitës thonë se gati 90 përqind e fuqisë punëtore është e papunë dhe fabrikat lokale të gozhdave dhe qelqit dhe fabrika e letrës kanë mbyllur dyert e tyre. Shumë nga të rinjtë në Kavaje hipën në anije muajin e kaluar në Dürres, porti detar Adriatik i Shqipërisë dhe i detyruan kapitenët t'i çonin në Itali - pjesë e një eksodi prej gati 40,000 qytetarëve që kanë ikur në Perëndim që nga korriku i kaluar.

“Ne kërkojmë një demokraci të vërtetë dhe ne do ta fitojmë atë me çdo çmim, " u ka deklaruar gazetarve amerikan një 38-vjeçari, nga Tirana, Edmond Korbi, i cili u bashkua me një turmë të zemëruar prej rreth 400 personash që thyen xhamat e një makine që kalonte – nga ato pak makina në Shqipëri, zakonisht ishin në pronësi të zyrtarëve komunistë”.

Në Shkodër, qyteti me 75,000, banorë 30 vjet më pare, thuhet se i gjithë popullsia mori pjesë në një funeralin e tre prej demonstruesve të vrarë në demostratat e 2 Prillit, me policinë. Njerëzit sponatanisht i ngjteshin koretezhit që mbante arkivolat në krah rrugëve të qyteti dhe ngrinin dy gishtat lart në përshëndetje “V-For victory” ndërsa vajtuesit kalonin duke mbajtur arkivole me flamuj kombëtar.

Skender Zaganjori, njeriu më i afërt i udhëheqësit të vrarë të opozitës Broci, kërcënoi të hakmerrej ndaj "atyre që kanë tradhtuar interesat e njerëzve". Në atë klimë të hidhur, reformat demokratike të Shqipërisë ishin venë qartësisht në rrezik, shkruajtën dy gazetarët amerikan Mary Nemeth, dhe John Holland, në raportimet e drejtpërdrejta nga Tirana, e 30 viteve më pare,2 Prill 1991.

Ps:(Fotografitë origjinale, të 2 Prillit 1991, janë fiksuar nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më).

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat