Trump, është i mirëpritur në GOP

Amerika

Trump, është i mirëpritur në GOP

Nga: Beqir SINA - New York Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Nikki Haley, në një “pik-synimë”, thotë se kandidatura e vitit 2024 nuk varet nga fakti nëse Trump kandidon!

Nikki Haley, ka ka bërë një dekleratë që analistët e kanë e komentuar si një “mesazh të ngatërruar” për Trump, dhe të ardhmen e tij në GOP – Partinë Republikane Amerikane

Në një mënyrë paksa artistike, simbas komentaorve politik amerikan, thuhet se diplomatja e forte ish shfeja e diplomacies së SHBA, në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e ndryshoi “melodinë” e saj këtë javë në një ofertë të mundshme në një kandidaturë Republikane në presidencialet të vitit 2024, duke thënë se ajo do të marrë një vendim për të kandiduar, që nuk varet nga fakti nëse ish -Presidenti Donald Trump, ka vendosur të kërkojë një mandat tjetër vetë.

Me këtë rast, po komentohet se me këtë deklerat, diplomatja e “Hekurt” është duke treguar sa delikate, janë shpresat republikane presidenciale, që duket se po bëhen gati “të kërcejnë” nën hijen e Trump. Të paktën kështu po e shohin gazetarët, analistët dhe komentatorët politik në Shtetet e Bashkuara, dekleratën e ish-ambasadores së SHBA, në OKB-ë, e cila i tha Wall Street Journal se do të konsultohej para se të niste ofertën e saj për në Shtëpinë e Bardhë, Presidencialet 2024.

Nick Haley, gjithashtu tha se nuk pajtohet me ish Presidentin Trump, se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën.

"Kishte mashtrim në zgjedhje, por unë nuk mendoj se numrat ishin aq të mëdhenj sa që e shtynë votën në drejtimin e gabuar," tha Haley në një intervistë të botuar nga Journal të marten e kaluar.

Haley, u tha ishte mjaft kritike, madje pakëz e ashpër ndaj Trump, pas trazirave vdekjeprurëse të 6 janarit në Capitol Hill, protestat të cilat kërkonin të përmbysën rezultatet e zgjedhjeve, të 6 Nëntorit 2020, por që atëherë ajo ka zbutur shumë tonin e saj, në disa pas deklerata.

"Veprimet e tij që nga dita e zgjedhjeve do të gjykohen ashpër nga historia," kishte thënë Haley në një fjalim në Komitetin Kombëtar Republikan më 7 janar, një ditë pasi një turmë e dhunshme e mbështetësve të Trump – thane se kishte nxitur një nga teoritë e komplotit të presidentit të atëhershëm -që sulmuan Capitol Hill në Washington.

"Çka ndodhi ishte thellësisht zhgënjyese."

"Mbas, 17 Dhjetorit, ai shkoi në një rrugë që nuk duhet të kishte, hyrë" kishte deklaruar ajo në një intervistë për Politico, nëntë muaj më pare, lidhur me me ngjarjet e 6 Janarit. "Ne nuk duhet ta kishim ndjekur atë dhe nuk duhet ta kishim dëgjuar atë. Dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri .. "

Në prill, megjithatë, Haley u shfaq e gatshme të lejojë një presidencë të Trump të përsëritet, duke i thënë Associated Press se ajo nuk do të kandidonte për president në vitin 2024 nëse ai e bënte.

"Unë nuk do të kandidoja nëse Presidenti Trump, nuk do të kandidonte dhe do të flisja me të për këtë," tha ajo në atë kohë.

Në ndërkohë, në një intervistë të saj, javën e kaluar për Journal, Haley, një ish -guvernatore e Karolinës së Jugut, dhe ish shefe e diplomacies amerikane në OKB, i dha më shumë hapësirë ​​vetes për të nisur ofertën e saj për presidencën, pavarësisht se çfarë bën Trump.

"Në fillim të vitit 2023, nëse shikojë që ka një vend për mua, dhe, nëse vendos se ka një arsye për të lëvizur, do të marr telefonin dhe takohem me presidentin,Trump" tha ajo. "Unë do të flisja me të dhe do të shihja se cilat janë planet e tij. Unë do t'i tregoja për planet e mia. Dhe, kështu ne do të punojmë së bashku ”.

Ajo gjithashtu bëri të qartë se Trump, është i mirëpritur në GOP, pavarësisht nëse ai kandidon apo jo.

"Ai ka një trashëgimi të fortë nga administrata e tij," tha Haley. “Ai ka aftësinë për të zgjedhur njerëz të fortë dhe ka aftësinë për të lëvizur topin, në drejtim e duhur, dhe shpresoj që ai të vazhdojë ta bëjë këtë. Ne kemi nevojë për Trump, në Partinë Republikane. Unë nuk dua që ne të kthehemi në ditët para Trump ”.

Haley nuk është e vetmja konkurrente e mundshme presidenciale republikane që ecën në një linjë të mirë kur është fjala për Trump, i cili mbetet më i popullarizuar në mesin e votuesve të GOP, pavarësisht se është një “shkrepje” e fuqishme rrufeje, e polemikave midis elektoratit më të gjerë Republikan.

Nikki Haley: burri im është me prejardhje shqiptare

Kjo padyshim që është një nga gratë më të fuqishme në SHBA dhe ish-personi më i besuar i Presidentit Donald Trump. Nëfudn vitin 2019, gjatë një pritjeje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Nikki Haley i befasoi të gjithë kur deklaroi se burri i saj është me prejardhje shqiptare.

Ish-Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, në Administratën Trump, pati deklaruar se Uashingtoni po përpiqet që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara, dhe se burri i saj është me origjinë nga Shqipëria.

Komentet erdhën në pritjen vjetore të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, ku morën pjesë edhe disa ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare dhe bizneseve amerikane.

Duke treguar faktin se burri i saj është me origjinë shqiptare, ish përfaqësuesia e Trump tha se:

Ne donim të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Unë jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria.Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar.Ne po përpiqemi që Kosova të njihet nga të gjitha vendet në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova të fitojë njohjen”.

Ish Ambasadorja kishte deklaruar më tej se prania e saj në atë ngjarje ishte një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të jetë një mik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat