Nick Mehmeti, shqiptaro-amerikani nga Dallasi me investim të madh në Shkup

Amerika

Nick Mehmeti, shqiptaro-amerikani nga Dallasi me investim të madh në Shkup

Nga: B.S Më: 27 korrik 2023 Në ora: 07:00
Nick Mehmeti

President i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe filantropi shqiptaro-amerikan, Nazar Mehmeti po zgjeron rrjetin e biznesit të tij edhe në Maqedoni, pasi që ditëve të fundit ka regjistruar kompaninë e tij në Shkup, përcjell INA.

Kompania “American Investment Group” është e regjistruar në adresën “Filipi i Dytë Maqedonas nr.3” me investim fillestar ambicioz prej 3 milionë euro dhe me aktivitet “konsulencë në lidhje me punë operacionale dhe menaxhment”.

Biznesmeni i cili në SHBA njihet edhe me emrin Nick, është i njohur për biznese të suksesshme në SHBA.

Nik Mehmeti njihet edhe për organizimin e forumeve ekonomike, konferencave dhe promovimeve në të cilat marrin pjesë politikanë të huaj dhe biznesmenë nga rajoni dhe bota. Ai është i njohur edhe si lobist i shquar shqiptaro-amerikan. Nazar Mehmeti është me origjinë nga Prespa, ndërsa familja e tij emigroi në SHBA nga vitet e 60-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat