Veprimtari Fatlum Rushiti i dërgon letër publike Fatime Fetait & PSP-së

Amerika

Veprimtari Fatlum Rushiti i dërgon letër publike Fatime Fetait & PSP-së

Më: 23 maj 2017 Në ora: 04:57
Fatlum Rushiti dhe Fatime Fetai

Diplomati dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Fatlum Rushiti i dërgon nga Amerika letër publike Fatime Fetait dhe Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni.

Para 2-3 vitesh, faktori ndërkombëtar e themeloi Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni. Kjo më ngjalli shpresë ngase besoja se do të zbardhen rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve. Shoh që merreni me rastet e maqedonasve, mirëpo aspak me rastet e shqiptarëve. 

Deri tani keni qenë vetëm PR zyrë e LSDM-së. Edhe sa gjatë duhet të presin shqiptarët?! Si është e mundur që shqiptarët çdoherë të jenë fajtorë dhe kujdestarë të përjetshëm në atë "shtet" lugat?! 

Fatime Fetai, bëj apel publik deri tek ti dhe PSP-ja, që urgjentisht të zbardhen rastet e montuara gjyqësore: Sopot, Brodec, Liqeni i Smillkovës, rasti i Harun Aliut, Lagja e Trimave, etj. Përndryshe, do të ballafaqoheni me presion të madh nga jashta dhe shqiptarët do ta marrin drejtësinë në duart e tyre nëpërmes protestave dhe metodave tjera demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat