Në New York ndërroi jetë Hamit Mulosmanaj

Amerika

Në New York ndërroi jetë Hamit Mulosmanaj

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 01:12
Në New York ndërroi jetë Hamit Mulosmanaj

Me hidhërim të thellë mora lajmin se në New York ndërroi jetë Hamit Mulosmanaj. I ndjeri i përket trungut të familjes legjendare të Binak Alisë dhe ishte biri i majorit Zenun Alia, i cili në përleshje me komunistët dhe agjentët e Enver Hoxhës, u vra në Breg të Druve në vitin 1946 në Malësinë e Gjakovës.

Derisa babai i tij, Zenuni bënte rezistencë me kushërinjtë e tij kundër komunistëve në malet e Tropojës, Hamit Zenun Mulosmanaj internohet bashkë me nënën dhe tri motrat në kampin e Beratit në vitin 1945. Në këtë kohë ky ishte rreth tetë vjeç. Pas vrasjes së babait, lirohet dhe kthehet në Fang të Bujaniut. Në vitin 1954 internohet përsëri nga agjentët e sigurimit të Tiranës.

Një mbrëmje shfrytëzon rastin dhe ik nga kampi dhe për disa ditë, duke shfrytëzuar terrenin malor, arrin të arratisej në Kosovë. Për shkak të biografisë së babait të tij, burgoset nga UDB-a dhe mbahet në burg për një kohë. Pas lirimit dëbohet nga Jugosllavia. Një kohë të gjatë e kalon në Belgjikë dhe nga këtu në vitet e 70 të shekullit të kaluar emigron në SHBA, ku u bashkohet Mulosmanajve të tjerë në New York.

Hamit Mulosmanaj pata rast ta njoh para 40 vitësh. Ishte një atdhetar i devotshëm dhe një burrë bujar e fisnik. Me këtë rast familjes Mulosmanaj i shprehu ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Harry Bajraktari
30 Qershor, 2017
New York

Funerali i te ndjerit do te mbahet te Shtunen, me 1 Korrik, 2017 nga ora 2:00pm-9:00pm F. Ruggiero & Sons Funeral Home
732 Yonkers Ave,Yonkers, NY 10704
Tel: 914-375-1400

Ceremonia e varrimit do te mbahet te Dielen, me 2 Korrik, 2017 nga ora 8:00am F. Ruggiero & Sons Funeral Home
Me pas i ndjeri do varroset ne Washington Memorial Park 855 Canal Rd., Mt. Sinai, NY 11766
Tel: 631-473-0437

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat