Takimi me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, në kampin e interrnimit në Savër - Lushnje, dhe Universitetin Columbia - Nju Jork

Amerika

Takimi me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, në kampin e interrnimit në Savër - Lushnje, dhe Universitetin Columbia - Nju Jork

Nga: Beqir Sina, Nju Jork Më: 25 gusht 2017 Në ora: 21:10
Beqir Sina dhe Ismail Kadare

MANHATTAN – NEW YORK : Dy herë në jetën time – më ka qëlluar që te jem takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 28 vjet më parë, atëhere si një i interrnuar në kampin e interrnimit në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, pra, në javën e dytë të muajit Tetor 1989, vetëm 1 javë më parë se Kadare, do të arratisej nga Shqipëria, në Francë.

 Dhe, takimi i dytë, ka qenë ai si një shqiptar në botën e lirë, si një gazetar, duke ndjekur një ligjerat të tij, e mbajtur ajo 11 vjet më parë, pikërisht këtu në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia me ftesën e dekanatit të këtij universiteti me emër të madh në botë, ku para tij kishin ligjeruar edhe shkrimtar fitues të çmimit Nobel për letersi.

Nga që nuk është më e vështirë të takohesh me shkrimtarin e madh, pretendentin për fitimin e çmimit Nobel për letërsi, ndoshta ky shkrim nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!… mbasi atë sot mund t'a takosh kudo dhe me thjeshtësi, kortezi apo edhe si shkrimtar, poet, gazetar apo një veprimtar e tjer.

Mirëpo, ajo që të mbetet në mendje, është se çfarë të priste nëse “guxoje” të flisje këtu e 28 vite më parë rreth kësaj teme, ( pra të thoje se kishe takuar Kadaren, i cili sapo ishte arratisur), jo vetë, që ishte krejt e paimagjinueshme, se çfarë priste, por simbas atyre dënimeve që perdorte regjimi nëpërmjet veglave të tij, që të ndiqnin pas me spiunët, do të ishte me pasoja të rënda për atë kohë të rëndë për për ne shqiptarët.

Por, ja që erdhi një ditë, kur një shkrimtar si Ismail Kadare, zbriti deri atje dhe erdhi të ulej në të njejtën sallë me banorët e Savrës, të interrnuar dhe jo të interrnuarit, pra me të gjithë banorët e Savrës, fshati i famshëm i të internuarve politik në dalje të qytetit të Lushnjës, kur nji javë më pasë ai do të arratisej nga Shqipëria – në Francë, pra nga Savra, direkt e në Paris. 

Kadare, erdhi në “kryeqendrën” e kulturës, artit dhe politikës, në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , aty ku ishin duke vuajtur dënim politik, të marrë nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, për më shumë se 45 vjet ( pas burgosjes ose arratisjes masa tjeter vinte dënim internim - dëbim me gjithë familje ) si kundërshtar të përbetuar të atij regjimit të egër komunist, që ata ishin si idealistë, dhe ish elita intelektuale e vendit, pjestar nga familjet më të njohura nga Shqipëria, Kosova e viset, shqiptare.

Image

 

Pas kuinatve të asaj vizite, dhe ai që e moderoi takimin ishte një miku i tij, Xhelo Murra ( profesor agronomie), i cila na dha rastin sidomos në ato ditë të vështira të vitit 1990, të takohemi me shkrimtarin Ismail Kadare, në “këndin e kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës,

Veprimi i tij, nuk u bë publik asnjëher, ndoshta edhe nga fakti nga që Sigurimi i Shtetit,  deri në moment nuk arriti për ta kuptuar dhe nuk e kishte shkuar ndonjëher për ta menduar, se  edhe Ismail Kadare, mund ‘ta “tradhëtonte” Atdheun, dhe mund të bënte një “arratisje” spektakolare.

Por, që sot nëse bëhet ndonjë “investigim” rreth atij takimi me popullin e Savrës, në atë vend, dhe, në atë kohë, vetëm pakë - një javë më pas ai do të merrte arratinë, dhe do t’a “çorodiste” Tiranën, drithëronte nga themelet rregjimin komunist, ka aq shumë të pa thëna dhe pikëpyetje :” Përse, erdhi në Savër, kampin e njohur të interrnuarve politik dhe kërkojë takim me popullin e Savrës?”

Por, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, u fol “veshë më vesh” sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte të interrnuarit politik “armiqt e popullit”

Nostalgjia për të parë Kadarenë… i ilirë, nga Savra erdhi në New York, 15 vjet më pas
As që e kisha imagjinuar dhe menduar ndonjëher se Kadaren, mbas Savrës së kampit të interrnimit  do ta takoja në Nju Jorkun simbolin e lirisë. Ku ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, ligjeratën “Literatura dhe Tirania”.

 Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta. Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.

Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, e tjer.

Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.

Në atë takim Kadare, zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature.

Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë.

“Zoti Kadare, unë jamë një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë. Sot, pas 16- vjetëve, bëhet fjalë për takimin e vitit 1989, në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe. Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit politik. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! Por, ja që sot, ne që u takuam në fshatin simbol të diktaturës – për koicidencë, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun.

Pyetja ime është sot : “A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, në Savër - Lushnje, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?
Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një rregjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë rregjim”.
Pytje tjetër Zoti Kadare,: Kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?
Kadare “ Kur të duan shqiptarët….!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat