Besimtarët Myslimanë, Shqiptarë në Amerikë kremtuan festën e Kurban Bajramit

Amerika

Besimtarët Myslimanë, Shqiptarë në Amerikë kremtuan festën e Kurban Bajramit

Nga: Beqir Sina - New York Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:19

Imam Kukaj, :"Domosdoshmërin e forcimit të marrdhënieve familjare dhe kontributin që besimtarët duhet ta japin duke ju dal në ndihmë, atyre që kanë nevojë për ndihmë, duke theksuar që ndihma duhet dhënë me këtë rast edhe për të dëmtuarëve në Texas, pas uraganit Harvey".

BROOKLYN NY : Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën kanë nisur kremtimin e Kurban Bajramit, i njohur ndryshe si “festa e flijimit”, njëra prej datave më të shënuara të kalendarit të tyre fetar.

Festa e Kurban Bajramit nisi me faljet në të gjitha xhamitë e myslimanve shqiptarë në SHBA. dhe Kanada. 

Ashtu si në çdo vend të botës, ku jetojnë besimtarët myslimanë, festa ka nisur me faljen e mëngjesit, në orën 07:00, simbas orës lokale, ku me mijëra besimtarë kanë kryer ritin e faljes në xhamitë shqiptare islame në Nju Jork, Paterson, Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Uashington, Filadelfia, Tampa, etj.

Sidomos masiv ka qenë numri i besimtarëve që banojnë në Staten Island, Brooklyn si dhe në qytetet Paterson, Freehold dhe Garfield në Neë Jersey, aty ku për faljen e namazit të Fitër Bajramit, morën pjesë me mijëra besimtarë shqiptarë, myslimanë, emigruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia (Kumanova, Struga, Kërçova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, dhe, nga Mali i Zi( Ulqini, Kraja, Palvë e Guci) si dhe Lugina e Preshevës, (Bujanovc, Medvegje, e Preshevë).

Ndërkohë, atë që quhet manifestimi qendror si çdo vitë simbas traditës së tyre, besimtarët muslimanë shqiptarë të këtij komuniteti e mbajnë, si gjithmonë në Xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York, Xhaminë e Bruklinit – Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, e cila gjendet në qendër të qytetit.

Imam Roland Çinari i cili udhëhoqi faljen e namazit, dhe ligjëroi e kreu faljen e Kurban Bajramit, pas urimit që kjo festë të sjell paqe , begati dhe dashuri  ai nënvizoi se në këtë festë besimtarët mysliman shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. 

Image


Festa e Kurban Bajramit u festua, gjithashtu edhe nga kominiteti shqiptar i besimit Islam në ishullin njujorkez Staten Island, ku jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë duke filluar me faljet dhe lutejet në xhaminë Shqiptare në qytetin e Staten Island - New York.

Xhamia i hapi dyret për të gjithë besimtarët e saj dhe publikun në orën 5;30  të mëngjesit të ditës së sotme. Ndësra, besimtarët filluan të mbushin rreshtat(safat) në xhami menjëher pas u hapen dyert e xhamisë.

Më shumë se 2 mijë besmitarë nisen lutjet e tyre fetare me ezanin e Sabahut- mëngjezit,  ku Imam Abdurrahim Vardar, ishte muezini i këtij namazi të Kurban Bajramit.
Namazi i Sabahut u fal në orën 6:10 të mëngjesit nga Dr. Dhulkarneijn Vardari, i cili njëhereshit është edhe  Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare, duke iu drejtuar nga foltorja besimtarëve të shumtë, në faljen e namazit të Sabahut dhe të Kurban Bajramit e poashtu ai dha një ligjeratë të rastit.
Kurse ligjeraten e festës së Kurban Bajramit, si edhe në festat e tjera e mbajti Dr. Tahir Kukaj.

Image

Ligjerata, e Dr. Kukaj, kishte të bëntë rreth urtësisë së festuarit në Islam, mesimet paqesore, që sjell festa e Kurban Bajramit, festa e sakrificës, mesimet e së cilës duhet të marrim nga babai ë gjithë pejgambereve Ibrahimi a.s. me rastin e sakrificës së tij sublime. Raportet e mira në mes prindit dhe femiut, theksojë në ligjeratën e tij Dr. Tahir Kukaj, Imama i kësaj xhamie e cila është më e madhja në Amerikë..
 
Imam Kukaj, gjithashtu, foli në këtë ligjeratë edhe për domosdoshmërin e forcimit të marrdhënieve familjare dhe kontributin që besimtarët duhet ta japin duke ju dal në ndihmë, atyre që kanë nevojë për ndihmë, duke theksuar që ndihma duhet dhënë me këtë rast edhe të dëmtuarëve në Texas, pas uraganit Harvey.

Mesazhi i këtij festimi fetarë në komunitetin shqiptarë mysliman në SHBA dhe Kanada ka qenë ; Falenderoni Krijuesin për miresitë e Tij duke ndihmuar komunitetin tonë, vendin dhe kombin tonë. 
Përndryshe sot gjatë ditës së festes së Kurban Bajramit, familjarët mbas lutjeve kan mbajtur pritje për të afërmit e tyre dhe kan shtruar dreka . Si dhe duke vizituar varret e të afërmeve të tyre kan bërë lutje, dhe kan vendosur buqeta me lule, në shenjë respekti të kësaj feste. 

Image

Hazis Cemenja Kryetar i këshillit të Xhamisë në Bruklin, tha se të gjitha Kurbanet për këtë vit janë shpërndar në Shqipëri, Kosovë, dhe viset shqiptare, familjeve më në nevojë atje.

Ndërkohë, të gjitha urimet e Kurban Bajramit te besmitarët shqiptarë në Kanada dhe Amerikë, kanë pasur një emërues të përbashkët; me dëshirë që kjo festë që nderon sakrificën, vendosmërinë dhe angazhimin e Zotit, të sjellë begati  dhe harmoni,vëllazëri dhe dashuri dhe të kapërcehen  mosmarveshtjet  dhe ndarjet.

Festa e Kurban Bajramit radhitet në festat e rëndësishme fetare dhe besimtarët mysliman e festojnë për 3 ditë. Gjatë këtyre ditëve bëhen vizita  tek miqtë dhe të afërmit  ku shkëmbehen urime të ndërsjellta.

Image

 

( Fotot janë nga festimi në në xhaminë Shqiptare në qytetin e Staten Island - Neë York, dhe në Xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York, Xhaminë e Bruklinit – Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat