Festimi i Bajramit në Queens, Nju Jork - Bota Sot
Festimi i Bajramit në Queens, Nju Jork

Amerika

Festimi i Bajramit në Queens, Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York Më: 15 qershor 2018 Në ora: 19:23

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë amerikan dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

Sot, ditën e premte më 15 qershor, muslimanët në të gjithë globin fillojnë festimet për Eid al-Fitr, për të shënuar fundin e Ramazanit. Dita Bajramit të Madh - filloi me faljen e Namazit të Sabahut në Xhaminë e Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në qytetin e Queensit -  New York. 

Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra besimtarët e këtij komuniteti, me gjithë fëmijët e tyre, u drejtuan nga qendra aty ku ndodhet xhamia e tyre në lagjen Glendale - Queens, New York, për të falur Namazin e Bajramit, dhe për të përshëndetur e uruar njëri-tjetrin me rastin e kësaj feste të madhërishme. 

Imami Edin Gjoni, filloi programin e Bajramit me recitimin e disa verseteve Kuranore nga Surja Shuara, në të cilën bëhet fjalë për Profetin Ibrahim, shembulli i të cilit ishte më i përmenduri në Hutben e kësaj dite. Recitimi i verseteve Kuranore u pasua me këndimin e tekbireve që ushtonin nga të pranishmit. 

Image

Pas faljes së Namazit të Bajramit, Imam Gjoni mbajti ligjëraten e rastit në gjuhën, Shqipe dhe Angleze, ku pasi lartësoi dhe falënderoi Allahun në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të Nju Jorkut, u krye edhe falja e Bajramit nga më shumë se 500 besimtar të cilët i kishin mbushur plot e përlot të tre katet e xhamisë.

Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij – Imam Isuf Bouli dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë.

Imami i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane në qytetin e Queensit -  New Yorke përfundoi ligjëratën e Bajramit, duke falënderuar anëtaret e këtij komuniteti shqiptarë dhe nga kombësi të ndryshme, për mbështetjen e tyre të madhe rreth projekteve të vazhdueshme të këtij komuniteti dhe i uroi atyre  dhe gjithë shqiptarve kudo që janë Gëzuar Bajramin. 

Kryetari i Këshillit të kësaj xhamie, Ahmet Vela, N/kryetari i saj Qazim Mustafa, dhe sherbyesi si sekretar i kesaj Xhamije Nazim Hoxhaj, nga Kraja, përcollën edhe mesazhin e tyre duke u lutur që Allahut që t’ja u ketë parnuar sakrificën e agjërimit të këtij muaji të shenjët - 30 ditët e Ramazanit, të gjithë besimitarve: “Urojmë që  kjo  festë e madhe, e cila erdhi pas Muajit të shenjtë e të bekuar  të Ramazanit, muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë dhe në cdo hap e veprim të jetës sonë, në të mirë të familjeve tona, të afërmve, të shoqërisë dhe në të mirë të kombit shqiptar”.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera