Politikat e Washingtonit nuk mund të ndërrohen nga rrymat PAN Shqipëtare

Analiza

Politikat e Washingtonit nuk mund të ndërrohen nga rrymat PAN Shqipëtare

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:01
Shpend Salihu

Siç është fakt notor, Washington si qendër e diplomacisë ndërkombëtare, ku zhvillohen dhe përcaktohen, politikat globale, normal në bashkëveprim me Brukselin edhe pse rolin kyq e ka dhe do e ketë Washington, është një qendër ku përcaktohet fati i shteteve në rrafsh global, si dhe ndikimi Amerikan, në zona të ndryshme strategjike.

Prezenca Amerikane në ish Jugosllavi është prej vitit 1974, gjersa në Kosovë, prej përfundimit të demonstratave të vitit 1981, gjersa më pas në fillim të viteve të 90ta edhe përmes zyres ndërlidhëse Amerikane në Prishtinë, e cila më pas u emërua si Ambasad, normal pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga Washingtoni.

Strategjitë e Sigurisë Nacionale e në korniza të saj, veprimet diplomatike dhe ushtarake Amerikane, përcaktohen në korniza afatgjata, dhe cilado forcë politike që vie në pushtet, vazhdon implementimin e tyre, normal me disa modifikime të vogla, pasiqë politika Amerikane, nuk është si politikat e shteteve Ballkanike, që me ndërrimin e pushtetit, të ndërrohen në mënyrë radikale edhe politikat e jashtme, por e vazhdon kontinuitetin e saj me disa modifikime të vogla. Duke iu falenderuar Washingtonit zyrtar janë bërë shumë njohje të subjektivitetit shtetëror të Kosovës, dhe Kosova ka aderuar në shumë mekanizma ndërkombëtar, si dhe Kosovës i është dhënë përkrahja logjistike, finansiare dhe ushtarake Amerikane, e cila arriti të e konfigurojë sistemin e sigurisë nacionale në Kosovë, dhe të parandalojë çdo formë regresive, ose subverzive që do mund të dëmtonte shtetin e Kosovës, ose të cenonte interesat strategjik Amerikan në Kosovë. Washington në stratetgjin e saj të sigurisë nacionale, përkitazi me Ballkanin, e cila është publikuar dhe mund të gjendet online, parashefë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore të të gjitha shteteve Ballkanike, ndaljen e çfarëdo forme të radikalizimit të shoqërive Ballkanike, uljen ose reduktimin e fundamentalizmit politik ose fetar dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit, si atij Islamik ashtu edhe terrorizmit të mundshëm me konotacion politik. Marrëveshjet e firmosura në Washington nga palët Kosovare dhe Serbe, prodhojnë norma imperative jus cogent, dhe të dyja shtetet obligohen që në parim të i respektojnë dhe implementojnë në politikat e tyre të brendshme nacionale. Washingtoni zyrtar ka bërë dhe akoma vazhdon të bëj investime finansiare të mëdha në Ballkan, përmes kompanive të tyre kontraktuese si atyre që janë nën ombrrellën e Departamentit të Shtetit, ashtu edhe atyre që në mënyrë vetanake injektojnë kapitalin e tyre finansiar në Ballkan. Një ndër premisat bazë në të cilat bazohet politika e jashtme Amerikane, përkitazi me Ballkanin, është ndalja e çfarëdo hegjemonie të cilido shtet Ballkanik, andaj edhe politika Amerikane,, pikësynim parësor e ka ndaljen e hegjemonis Turke, dhe Arabe në Ballkan, të cilat si në formë të investimeve ekonomike ashtu edhe përmes ndikimit politik, po i cenojnë interesat Amerikan në Ballkan. Tendencat e Rusisë, e në veçanti të Turkisë, Iranit dhe Arabis Saudite, janë që Ballkani të shëndrrohet në vatër krize të hapet kutia e Pandorës, dhe të destabilizohet struktura ushtarako-politike NATO, andaj Washingtoni qartazi ua ka bërë me dije Turqëve, Iranianëve dhe Saudi Arabëve si dhe rrymave Shqipëtare e tjera Ballkanike që veprojnë me agjendën e këtyre shteteve dhe strukturave të sigurisë së këtyre shteteve, që nuk do lejon aventura në Ballkan e as destabilizim të strukturës së NATO-s. Është evidente që me një anë rrymat neo- naziste dëshirojnë destabilizimin e Ballkanit për qëllime strategjike të shpërbërjes së NATO-s dhe krijimit të ushtrisë Evropiane, si dhe largimit të prezencës fizike të trupave ushtarake Amerikane nga Ballkani dhe Europa, gjersa në anën tjetër janë Rusët, Iranianët dhe Arabia Saudite që dëshirojnë hegjemonin Ruse në Ballkan dhe shpërhapjen e fesë Islame, me qëllim të krijimit të sulltanatit të Rexhep Taip Erdoganit në Ballkan, i cili ndodhet nën komandën e Rusëve dhe Vladimir Putinit. Rrymat e ashtuquajtura PAN Shqipëtare, disa nga to përkrahin lëvizjet Marksiste- Leniniste në të cilat mbështetetj ish diktatori Enver Hoxha, dhe përkrahin ndikimin Rus dhe Turk në Ballkan, janë rryma të ekstremit të majtë,, gjersa rrymat e ekstremit të djathtë Shqipëtar, mbështetin rrymat neo-naziste dhe tendencën që të hapet kutia e Pandorës, dhe të ri-krijohet i ashtuquajturi Rajhu i IV, ku gjoja se Shqipëtarët do kishin prevalencën ndaj shteteve tjera Ballkanike, andaj në agjendën e Washingtonit zyrtar është që këto rryma të neutralizohen dhe të iu pamundësohet ndikimi politik ose medial, sepse cenojnë interesat e shteteve të regjionit të Ballkanit dhe interesat strategjik Amerikan në Ballkan. SHBA dëshirojnë ruajtjen e strukturës së NATO-s, plotësisht me të drejtë pasiqë është i vetmi mekanizëm i sigurisë, që ka legjitimitet aktiv, për ndërhyrje ushtarake anemban globit kudo që cenohen të drejtat e një kolektiviteti ose komuniteti të caktuar, si dhe përmbysjen e rezhimeve despotike, totalitare dhe autoritare, sepse cenojnë të drejtat e njeriut, dhe komuniteteve të caktuara e pos saj edhe skllavërojnë popujt. SHBA janë i vetmi shtet në nivel global që nuk tolerojë e as nuk do tolerojë asnjë formë skllavërie ose shkelje dhe cenim të interesave të popujve ose individëve, andaj përkitazi me këtë shpeshherë i kanë bërë notë proteste qeverive Turke për shkeljen e të drejtave të Armenëve dhe Kurdëve në Turqi, iu kanë bërë notë proteste Irakianëve dhe Iranianëve për cenimin e të drejtave të Kurdëve atje etj. Tendencat për mobilizimin e masave nga rrymat PAN Shqipëtare duke përdorur një pjesë të sistemit medial për gjoja se krijimin e Shqipëris Etnike e më pas natyrore, diskursi i tyre me politikat e Washingtonit, e sjellë popullin Shqipëtar në ambis dhe në humbje të përkrahjes së pari nga Washingtoni e më pas nga komuniteti ndërkombëtar dhe do na shpie drejt një izolimi total si popull. Jemi të vetëdijshëm se nëse i kundërshtojmë politikat Amerikane për Kosovë dhe Ballkan, do humbasim përkrahjen e SHBA, si në aspekt politik, ekonomik ashtu edhe ushtarak, andaj duhet të kemi shumë kujdes sesi veprojmë dhe reagojmë si klasë politike dhe grupe të interesit ndaj politikave të SHBA për Kosovë dhe Ballkan, sepse mund të pësojmë fijasko si shtet dhe si komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat