Zgjidhja është në Nju-Jork , jo në Bruksel!

Analiza

Zgjidhja është në Nju-Jork , jo në Bruksel!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 26 korrik 2021 Në ora: 14:19
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** O, ju  stërnipër e “Nipër të Kainit, tebdilë si barinj…” (Fan. S. Noli), vetëm në OKB, Serbisë mund t’i “jipet diçka” çfarë e meriton sipas Kartës së OKB-së dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare për shkak të kolonializmit gjneocidal të saj në Kosovë (1912-1999).

*** Pra, jo assesi Brukseli, por vetëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mund t’ia “mbyllë gojën”  Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, jo Brukseli i dështuar (2011-2021).

Nga praktika e derisotme e OKB-së (1945-2021) del se një nga detyrat më parësore dhe më  me peshë të saj,  ishte dhe, edhe sot është mbështetja e gjithnashme vendeve dhe popujve të kolonizuar, që me mjete dhe me rrugë paqësore t’u njihet pavarësia e tyre në bazë të së drejtës së vetëvendosjes.

Pikërisht, kjo e drejtë legale e ndërhyrjes së OKB-së, do të duhej të zbatohej edhe  me rastin e ndëshkimit dhe  të sanksionimit penal të  kolonializmit dhe të neokolonializmit shekullor  të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, mbase  kolonializmi dhe  gjenocidet e saj të derisotme (1878-2021)  janë të lidhura direkt me rrezikimin  e paqes dhe të sigurisë rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. 

 Siguria dhe paqja  evropiane e ndërkombëtare, drejtpërdrejt rrezikohen nga kolonializmi gjenocidal i Serbisë në Ballkan !

Prandaj, sa më parë të jetë e mundur Amerika me BE-në, problemin kolonial të Serbisë, nevojitet ta rivendosin në Asamblenë e Përgjithshme  të OKB-së në Nju-Jork, mbase Serbia në procesin e Brukselit nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.

Kjo është e vetmja mënyrë  e ligjshme , demokatike e paqësore, që OKB-ja ta shqyrtonte dhe ta zgjidhte problemin kolonial shekullor të Kosovës (1912-2021). Vetëm kjo formë racionale e penalizimit të kolonializmit serb, do të mund t’i kontribuonte zhvillimit dhe afirmimit të parimit të koekzistencës paqësore si në kuptimin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Serbia kolonialiste nuk duhet të jetë përjashtim i së drejtës ndërkombëtare e as i OKB-së !

Prandaj, edhe serbomëdhenjtë “paqësorë” dhe “demokratë” të Beogradit së bashku me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq ( me gjithë interesin përfitues kolonial më se 100-vjeçar në Kosovë), duhet ta kenë të qartë se, ligjërisht, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008), dhe se dot më shqiptarët nuk do të pranojnë që të jenë plaçkë koloniale e Serbisë.

Ndërkaq, historikisht, Kosova është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Këtë çështje shqiptarët e Kosovës nuk duhet diskutuar me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), pavarësisht se çfarë po llomotisin disa zagarë të zgjebosur filoserbë, se gjoja për arritjen e ndonjë kompromisi me Serbinë në Bruksel, “Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë”!

Mirëpo,  “it’s cannot be done”, sepse Serbisë nuk do t’i japim më asnjë pëllëmbë tokë e as pasuri tjetër shqiptare.  –E, zagarët filoserbë  mund t’i japin vetëm “gjahun” e tyre  Serbisë, nëse kanë grabitur ndonjë  të tillë si shpërblim   për “lehjet” e tyre në favorin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Ajo është vetëm çështje e tyre personale, grupore, aventuriere dhe agjenturore etj.

Tanimë, ata e kanë dëshmuar  me sjelljet dhe me agjitacionin propagandistic medial se janë  të ndërsyer dhe të paguar majmërisht, që të përhapin  mjegulla të dendura për t’i  frikësuar, mashtruar, gënjyer, indoktrinuar dhe përçarë shqiptarët, kinse për të “mirën” e pajtimit me kolonistët serbë dhe  me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, me qëllim për të futur “ferrën në këmbë të shëndoshë” shqiptare. Këso pazaresh vdekjeprurëse filoserbe nuk kanë për t’u bërë më kurrë në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane shqiptare! 

 Kosova dikur ishte koloni, por sot është e pavarur !

Për këtë arsye, pala shqiptare nuk do të duhej të hynte në Dialogun e dështuar dhjetëvejçar të Brukselit (2011-2021), sepse  është nonsense  të bisedohet me kolonialistët serbë, të cilët, edhe pas humbjes së luftës së fundit në Kosovë nga UÇK-ja dhe nga NATO-ja ( 10 qershor 1999), po ngulmojnë që me mjete paqësore të rihapin dhe, të debatojnë  statusin e pavarur politik të Kosovës!

Mirëpo, Kosova shqiptare nuk është çështje minoritare e kolonëve serbë të Veriut të saj, por, thjesht është çështje me bagazh kolonial 100-vjeçar nën Serbinë kolinialiste gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, këtë konflikt kolonial njëshekullor mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka asnjë gjasë, që ta zgjidhë Dialogu i Brukeslit, pavarësisht nga shërbimet, nga  ndihma dhe  nga vullneti i mirë i BE-së (2011-2021).

Fundja, ata që kanë njohuri elementare nga historia dhe nga praktika e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, të paktën që  nga shekulli XX, do të duhej ta dinin se, asnjë fuqi(shtet) kolonialiste në botë nuk ka hequr dorë  në mënyrë paqësore nga kolonitë e tyre as në Evropë, as në Afrikë, as në Azi e as në Amerikën Latine. Së këndejmi, as Serbia kolonialiste nuk ka braktisur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën (1912-1999)  me paqe e as në marrëveshje të vullnetshme me shqiptarët e kolonizuar të saj, por me forcë dhe me armë  të UÇK-së, të NATO-s dhe të Amerikës (24 mars – 10 qershor 1999).

Prandaj, logjikisht dhe realisht, Serbia ka humbur koloninë e saj të dikurshme-Kosovën, ashtu sikurse shumë kolonizatorë evropianë, që kanë humbur kolonitë e tyre të dikurshme në Afrikë dhe në Azi , gjatë viteve ’50, ’60 dhe ’70.  Si rrjedhojë, Serbia nuk ka asnjë të drejtë historike e as lgijore, që të kërkojë dialog dhe kompromis politik me Prishtinën zyrtare, sepse me luftë e ka hambur koloninë e saj shqiptare-Kosovën. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë dialogu të ligjshëm me Serbinë në Bruskel e as në Berlin e as në Moskë, sepse Kosova pas 100 vitesh robërie koloniale nën Serbinë gjenocidale kolonialiste, tani, në saje të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, është e pavarur dhe sovrane sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas normave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për më tepër, këtë argument të qëndrueshëm e  provon edhe Opinioni këshillëdhënës i kualifikuar jurdiko-ndërkombëtar i GJND-së së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është bërë plotësisht në përputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

      Dialogu i Bruksleit s’ka kapacitet juridiko-ndërkombëtar, që ta detyrojë Serbinë të braktisë kolonializmin e saj në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë etj. (1912-2021)!

 

Për këtë arsye vetë BE-ja dhe Amerika duhet kërkuar që Dialogu i Brukselit të vihet në “rende dite” në OKB, sepse vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të saj, mund të diskutohet për  historikun dhe për statusin politik dhe juridik ndërkombëtar të Kosovës (1912-2021).

Ndryshe, derisa Beogradi zyrtar pohon dhe lobon nëpër vende të ndryshme të botës, duke prishur miliona parash kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës së pavarur, dhe, duke gënjyer e shantazhuar faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, se “Kosova është Serbi”, atëherë pse po zhvillohet Dialogu i Brukselit?!

Derisa presidenti Alekandër Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq, kryekuvendari Ivica Daçiq, si dhe ministrat e tjerë Republikës së Serbisë, në mënyrë kërcënuese deklarojnë zyrtarisht, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e pavarur  të Kosovës, atëherë pse, dhe, për çfarë të bisedohet me ta në Bruksel?

Duke qenë se  brenda një dekade të plotë (17 shkurt 2008) Serbia kolonialiste me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye, ka refuzuar dhe, edhe sot, është duke hedhur poshtë kërkesën e palës shqiptare të Prishtinës, që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, atëherë, pse, çfarë kuptimi dhe efekti politik ka vazhdimi i Dialogut të Brukselit nën monitorimin e ndërmjetësuesve Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, emisarë të Bashkimit Evropian (BE)?!

Sa më sipër, si mund të shpresohet se, me kërcënimet,  me diktatin dhe me ultimatumet e presidnetit serb Aleksandër Vuçiq, Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq, si dhe të klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe me patriarkun e saj Perforije në krye etj., se gjoja “Kosovo je Srbija”-“Kosova është Serbi”, do të mbyllet me marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë?

Thjesht, me gjithë angazhimin dhe  me përpjekjen e faktorëve ndërkombëtarërë, që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë ndonjë kompromis politik në Bruksel, derisa presidenti  Aleksandër Vuçiq pohon në mënyrë kërcënuese se “Srbija nikada nece priznati Kosovo” (Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën), të gjithë duhet ta kemi  të qartë se, derisa të përsërtitet kjo sintagmë, është i hapur opsioni  i luftës me Serbinë. Ndryshe, kush fantazon se për të mos ndodhur kjo luftë e re  me Serbinë, “duhet  t’i jipet diçka Serbisë”, ata, tanimë, veç kanë çjerrur maskën e tyre antishqiptare, duke marrë anën e  politikës skllavëruese kolonialiste të Serbisë pushtuese (1912-1999).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat