Pse Britania e Madhe duhet të shprehet sërish mbi Brexit

Analiza

Pse Britania e Madhe duhet të shprehet sërish mbi Brexit

Nga: Sebastian Mallaby Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

Si duhet t’i përgjigjet populizmit, qendra pragmatike e politikës? Njëra nga përgjigjet, është të pranojë zemërimin që shpreh populizmi, madje deri në pikën e përdorimit të “manualit” të saj të lojërave. Për shembull, rregullat e hapura ndaj emigracionit, përmirësojnë jetën e emigrantëve dhe nxisin rritjen ekonomike.

Por elektoratet, kanë dërguar një mesazh të qartë se ato nuk i pëlqejnë të huajt, kështu që ndoshta dëshira e tyre demokratike duhet të respektohet. Tregtia e hapur rrit prosperitetin, por ndoshta proteksionizmi është një kosto e vogël për t’u paguar, për t’i sinjalizuar votuesve të rregullt, se elita globaliste i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Megjithatë, ka raste kur lëshime të tilla duhet të rimendohen. Lufta e Britanisë, lidhur me Brexit, është njëra prej tyre. Dy vjet pasi Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, ekziston një kauzë e qartë për një referendum të dytë. Nuk është vetëm fakti që dalja e Britanisë nga raporti më i rëndësishëm tregtar, do të jetë i kushtueshëm.

Por edhe pse largimi i Britanisë nga unioni, nuk do mbajë dot premtimin për “marrjen e kontrollit”, që pretendohen nga simpatizantët e Brexit. Marrëveshja që po hartohet tani, ka të ngjarë t’i kërkojë Britanisë të vazhdojë t’i përmbahet të paktën disa rregullave evropiane. Dhe kjo të përfshijë disa lloj pagesash ndaj Brukselit.

Por do të shkaktojë një farë stresi në marrëdhëniet midis Britanisë kontinentale dhe Irlandës, dhe ndoshta midis Anglisë dhe Skocisë. Dhe kjo s’do të lumturojë mbështetësit e Brexit. Për shkak se marrëveshja në zhvillim është një kaos, dhe mund të bllokohet në Parlament.

Udhëheqësit e linjës më të shpër të Brexit në Partinë Konservatore në pushtet, denoncojnë atë që e shohin si një shkëputje jo tërësore nga BE. Nëse kjo ndodh, Britania mund të largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, gjë që do të prishte çdo gjë, nga zinxhirët e furnizimit ushqimor, tek paqja në Irlandë.

Përndryshe, Britania mund ta organizojë një referendum të dytë, duke i lejuar votuesve të zgjedhin midis tre opsioneve: kompromisi i negociuar nga qeveria, një shkëputje e ashpër ose qëndrimin në Bashkimin Evropian. Për populistët dhe mbështetësit e tyre, një referendum i dytë është një anatemë.

I pari u cilësua si votimi më i rëndësishëm në një gjeneratë, dhe 72.2 përqind e elektoratit doli në zgjedhje, niveli më i lartë në një proces kombëtar në më shumë se 2 dekada. Përballë këtij mandati, vijon argumenti, elitat nuk kanë të drejtë t’u tregojnë njerëzve të votojnë sërish në mënyrë që ata të mund të japin përgjigjen “e drejtë”.

Përveç kësaj, në qoftë se një referendum i dytë shkoi në favor të qëndrimit në BE, mbështetësit e Brexit do të argumentojnë se kjo thjesht e bëri rezultatin 1-1, kështu që duhet të ketë një “finale”. E pse të mos organizohen gjithësej 5 referendume, si finalet e mëdha të NBA-së?

Ky kundërshtim do të ishte imponues, nëse votuesit e Brexit do të privoheshin nga ajo që ata donin më shumë. Megjithatë, fakti që Brexiteers më entuziastë, janë gati të votojnë kundër marrëveshjes së daljes, sugjeron ndryshe.

Drejtuesit e linjës së ashpër të Brexit, sidomos ish-ministri i Jashtëm Boris Xhonson, kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria, në shenjë proteste ndaj kompromiseve në zhvillim, duke thënë se kjo do ta bënte Britaninë një “shtet vasal”.

Shumica e votuesve të Brexit, duan ende të dalin nga Evropa, por ata ndjehen me moralin përtokë, nga mënyra e ndërlikuar se si po ndodh kjo. Kjo nxit kundërshtimin e tyre ndaj një referendum të ri:se do të ishte e vështirë të organizohej. Legjislacioni i nevojshëm për këtë, do të duhej të miratohej në Parlament.

Artikulimi i pyetjeve do të kërkonte edhe më shumë kohë, pasi do të kishte 3 opsione për votuesit – një largim me kompromis, një ndarje e ashpër, dhe rikthim tek qëndrimi në union. Përgatitjet do të shtriheshin përtej afatit të Brexit, që është në marsin e vitit të ardhshëm, kështu që Bashkimi Evropian do të duhej të pranonte të shtynte Brexit-Day.

Por edhe këto kundërshtime janë të dobëta. Evropa do të kishte çdo nxitje të pranonte një shtyrje: Brexit do të dëmtojë kryesisht Britaninë, por gjithashtu edhe fqinjët e saj. Dhe ndërsa një referendum me më shumë se dy opsione, mund të tingëllojë kompleks, ai nuk është i pamundur.

Në vitin 1977, Australia përdori një referendum për të zgjedhur një himn kombëtar, nga 4 të propozuar.

Një sistem alternativ votimi, ofron një mënyrë intuitive për të përcaktuar rezultatin. E vërteta është se Britania nuk ka një rrugë të lehta përpara. Nëse Brexit nuk ndodh, votuesit e saj do të ndjehen të mashtruar, dhe reagimi i tyre mund të jetë serioz.

Por nëse do t’i shërbehet vetëm kauzës së Brexit në formatin akltual, votuesit e Brexit mund të ndjehen sërish të pakënaqur, dhe mbështetësit e qëndrimit në BE do të ndiheshin të neveritur. Dhe për shkak se Brexit do të mbledhë të ardhura tatimore, dhe do të kufizojë shpenzimet e qeverisë në spitale dhe shkolla, efekti i tij në një periudhë afatgjatë, do t’i zemërojë të gjithë.

Një referendum alternativ, mund t’i jepte fitore çdo njërës nga tri rezultatet. Por të paktën kjo do të shmangte dyshimin se kombi ka ngecur në një karrem që nuk i pëlqen askujt, pasi udhëheqësit politikë i trajtuan më paaftësi negociatat me Brukselin. Nëse populizmi tregon se politikanët tradicionale nuk kanë dëgjuar mjaftueshëm votuesit e rregullt, nuk është turp t’u kërkohet votuesve të shprehin për herë të dytë pikëpamjet e tyre.“The Washington Post” – Në shqip nga bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat