Artisti enigmatik Banksy e ka konfirmuar se një vepër arti e cila është shfaqur në një mur në Nottingham të Anglisë, ku shihet një vajzë e re duke përdorur një gomë biçiklete si rreth beli, është punuar nga ai.
Grafiti është punuar të martën (13 tetor, 2020), në murin me tulla të kuqe të një salloni bukurie, pranë një biçiklete e cila ishte e lidhur për një shtylle metalike dhe që i mungonte rrota e pasme, shkruan Reuters.
Një fotografi e kësaj vepre është publikuar të shtunën në faqen zyrtare të artistit Banksy.
Kujtojmë se Banksy është i njohur për veprat e tij artistike që shpesh herë prekin tema të ndryshme sociale apo ngjarje që ndodhin nëpër botë.