BMW 1600 GT, një prototip i vetëm dhe unik nga viti 1967

Auto

BMW 1600 GT, një prototip i vetëm dhe unik nga viti 1967

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:06
BMW 1600 GT

Koleksionistët e automobilave e dinë se sa shumë po rritet vlera e automjeteve me seri të kufizuara. Jo vetëm e automjeteve të zakonshme, por edhe e atyre të rrallë.

Në bazë të këtij informacioni, mund vetëm të spekulohet vlera e modelit të BMW-së, 1600 GT në version kabrio, i prodhuar në vjeshtën e vitit 1967. Ky model nuk është i rrallë sepse është kopja e vetme e restauruar tërësisht.

Para mbi 51 vjetësh, nga fabrika e BMW-së në Dingolfing dolën dy prototipe me katër ulëse në version kabrio të cilat i pati dizajnuar italiani Pietro Frua. Në atë kohë, 12 muaj më herët (1966-ën), bleu fabrikën në Dingolfing e cila ishte pronë e kompanisë së famshme Glas Goggomobil, kompani ekskluzive e veturave të vogla Hans Glas të dizajnuara nga Pietro Frua.

Prodhuesi i njohur bavarez kishte plane të mëdha për eksportimin e BMW 1600 GT kabrio në SHBA, por gjithçka ka mbetur vetëm në letër, më saktësisht dy prototipet, përcjell Koha.net. Njëri prototip është shkatërruar shumë shpejtë gjatë testimeve në rast të aksidentit, ndërsa tjetri i është shitur Herbert Quandtit, aksionarit më të madh të BWM-së në atë kohë.

Gjatë viteve, BMW 1600 GT kabrio ka ndryshuar disa pronarë dhe kur e kanë kontrolluar ekspertët e departamentit BMW Group Classic, nuk kishte dilema. Ata vendosën që ta blejnë dhe ta restaurojnë tërësisht.

Pas disa vjetësh punë në “vendin e krimit”, në fabrikën Dingolfing, puna u përfundua me sukses: BMW 1600 GT kabrios i është kthyer pamja origjinale. Ky model tani do të mbetet në muzeun e fabrikës si një dëshmi për një nga kabriot e BMW-së më të bukura në historinë e kompanisë, e cila nuk ishte e destinuar që të arrijë në një numër të madh të konsumatorëve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat