Audi RS Q8 mund të lansohet shumë shpejtë

Auto

Audi RS Q8 mund të lansohet shumë shpejtë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Audi RS Q8

Gjatë fillimit të vitit, Audi e ka lansuar makinën SUV Q8, që është një version jo aq i këndshëm sa edhe Q7.

Për të mos e lënë me kaq, kishin nisur punët në versionin e ri RS Q8, që pritej të jetë më i kompletuar dhe të zë hapësirën e duhur në treg.

Kjo u vërtetua kur u pa duke u testuar në rrugë, me shtresë të konsiderueshme kamuflazhi. Por, Audi nuk konfirmoi se kur mund ta shohim zyrtarisht.

Së fundmi, një kontraktues që shet pjesë të veturave, ka siguruar një dokument zyrtar derisa po transportonte tepihët e vegjël, që vendosen në vetura.

“Për Audi Q7, SQ7, Q8, SQ8 dhe RS Q8” shkruan në dokument, duke lënë të kuptuar, se ky model është gati dhe mund ta shohim shumë më shpejtë se që kemi pritur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat