Porsche 911 e re, e përkryer edhe për mot me shi - Bota Sot
Porsche 911 e re, e përkryer edhe për mot me shi

Auto

Porsche 911 e re, e përkryer edhe për mot me shi

Më: 25 janar 2019 Në ora: 07:04
Porsche 911

Sistemi i improvizuar Wet Mode, është mbrojtës shumë i mirë prej ujit

Konstruksioni me peshë të lehtë dhe rrotat e gjëra, mund ta lë në ujë Porsche 911 të ri, po që se vozitet me shpejtësi në rrugë me ujë.

Për ta parandaluar këtë të ndodhë, prodhuesi gjermane e ka pajisur këtë makinë të vitit 2020 me sistemin Wet Mode, që e mbron prej ujit.

“Kjo formë e avancuar, e mbron motorin prej ujit, kur makina është duke lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme” ka thënë August Achleitner, ka shpjeguar shefi i prodhimit të këtij modeli.

Fillimisht, sistemi e paralajmëron shoferin për kushtet e rrugës dhe mundësinë e mbetjes në mes pa mundur të lëvizë.

Pasi shoferi të jetë njoftuar për aktivizimin e sistemit, gjithçka fillon të mbyllet në pjesën e poshme dhe parandalohet depërtimi i ujit.

Në këtë formë, Porsche 911 po konsiderohet si vetura sportive e përkryer për mot me shi, madje edhe nëse lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...