Toyota planifikon më shumë makina sportive, pas lansimit të modelit Supra

Auto

Toyota planifikon më shumë makina sportive, pas lansimit të modelit Supra

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 09:32
Toyota

E tëra që kërkohet, është që të mos zgjatë shumë deri në lansim

Prodhuesi japonez ka marrë vendim, që të mos krijojë më vetura me pamje të rëndomta, që nuk japin ndonjë emocion.

Kohëve të fundit, nga Toyota kemi parë vetëm makina sportive dhe me dukje të këndshme si Corolla, Yaris GRMN dhe Supra që u lansua së fundmi. Kur është fjala për Supra, versioni GRMN mund të vije së shpejti.

Në një intervistë për Autocar, bosi i kompanisë Akio Toyado ka bërë të ditur, se Supra nuk është e vetmja makinë sportive, pasi që nga kategoria e njëjtë, do të lansohen edhe shumë tjera.

“Makinat SUV janë të mira, por nuk ka gjë më të mirë, se në fund të ditës, të vozitet një makinë e fuqishme sportive” ka thënë Toyado.

Sipas tij, pas Supras do të ketë edhe shumë makina tjera sportive, përfshirë edhe disa Toyota tërësisht të reja.

Duke pasur parasysh se Supra nuk u prezantua për një kohë të gjatë, kërkohet që modelet e reja do jenë sa më shpejtë në dispozicion të klientëve.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat