I vjen fundi Ford B-Maxit dhe C-Maxit

Auto

I vjen fundi Ford B-Maxit dhe C-Maxit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:43
Ford B-Max

Kompania e njohur e automjeteve, Ford, ka njoftuar zyrtarisht se do të ndërpresë prodhimin e modeleve B-Max dhe C-Max.

Prodhimi i këtyre modeleve me shitje të dobët zyrtarisht do të ndërpritet në fund të muajit qershor. Po ashtu, është konfirmuar se B-Max dhe C-Max nuk do të kenë më pasardhës. Këtu duhet kujtuar se C-Maxi vitin e kaluar ka pasur rënie të shitjes prej 21 për qind për dallim nga viti 2017.

E tëra kjo është pjesë e strategjisë së re të Fordit për Evropën, e cila parashikon uljen e shpenzimeve, mbylljen e fabrikave dhe largimin e punëtorëve nga puna, në mënyrë që të rikthejë profitin e kompanisë në Kontinentin e Vjetër.

Fabrika në Saarlouisu, Gjermani, do të vazhdojë prodhimin e Focusit duke përfshirë edhe versionet Active dhe ST.

Në fillim të këtij muaji, po ashtu, Ford ka njoftuar se do të largojë nga puna rreth 5.000 punëtorë në Gjermani dhe disa mijëra të tjerë në Britani të Madhe. Fordi, në Evropë gjithsej ka rreth 53.000 punëtorë ku 12.000 prej tyre janë në Britani të Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat