Meksikë, ankand me makinat luksoze të konfiskuara - Bota Sot
Meksikë, ankand me makinat luksoze të konfiskuara

Auto

Meksikë, ankand me makinat luksoze të konfiskuara

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:46
Foto

Meksika do të nxjerrë në ankand dhjetëra makina luksoze të konfiskuara nga policia.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tha se të ardhurat nga shitja e 82 mjeteve, mes të cilave edhe një Lamborghini Murcielago, 3 Porsche dhe dhjetëra makina të blinduara, do të investohen në komunitetet e varfëra.

“Mendoj se qëllimi është i mirë. Problemi është nëse këto parà do të shkojnë në duart e duhura apo jo. Personalisht unë nuk do ta blija këtë lloj makine, pa e ditur se nga vjen ajo”, tha Oscar Borbon, biznesmen.

Si ky biznesmen, janë të shumtë ata që thonë se nuk do t’i blinin këto makina, për shkak se ato janë produkte të larjes së parave apo trafikut të drogës. Ndoshta për to janë vrarë edhe njerëz. Sidoqoftë, qeveria meksikane shpreson që ankandi do të shkojë mirë dhe prej tij do të përfitojë populli meksikan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...