Holandezët dizenjojnë aeroplanin ekonomik

Auto

Holandezët dizenjojnë aeroplanin ekonomik

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 07:39
Aeroplanin ekonomik

Kompania mbretërore holandeze “KLM” ka financuar një projekt për ndërtimin e avionëve, të cilët kanë kapacitet më të madh të pasagjerëve, por edhe emetim më të vogël të gazrave në atmosferë. Financimi i është dhënë “Delft Technology University”, ndërsa ekspertët e dizajnit kanë arritur të projektojnë aeroplanin, i cili do të jetë në formë të gërmës “V”.

Pasagjerët në këtë mjet fluturues do të vendosen në pjesën e krahëve, të cilët do të kenë gjatësinë sa të aeroplanëve të tjerë. Motorët reaktivë do të jenë të montuar në pjesën e pasme dhe dizajni do të reduktojë në mënyrë drastike si gjurmë të karbonit në ajër, por edhe zhurma e tij do të jetë mjaftë e reduktuar. Madhësia e këtij avioni e bën atë një rival të Airbus A350 dhe Boeing 787.

Aeroplani i quajtur “Guitar” do të transportojë 314 pasagjerë, ndërsa konsumi i tij do të jetë 20 % më pak se avionët tradicionalë, të cilët përveç konsumit kanë edhe zhurmë mjaft të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat