Premierë: BMW zbulon modelin e ri M8

Auto

Premierë: BMW zbulon modelin e ri M8

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:31
BMW

BMW M8 e shumëpritur ka bërë premierën e saj dhe jo vetëm që ka debutuar në formë Coupe, por BMW gjithashtu ka prezantuar M8 Convertible, M8 Coupe Competition dhe M8 Convertible Competition.

M8 Coupe dhe M8 Convertible kanë një motor 4.4 litërsh V8 twin-turbo me 592 kuajfuqi. Ndërsa BMW ka rritur fuqinë në motor në 617 kuajfuqi për M8 Coupe Competition dhe M8 Convertible Competition.

Të gjitha modelet M8 vijnë të pajisur me një sistem të avancuar të xDrive me të gjitha rrotat aktive, me një transmetim Steptronic me tetë shpejtësi.

Sistemi i drejtimit me 4 rrota të familjes M8 përfshin një diferencial Active M dhe përfshin dy mënyra normale lëvizëse; 4WD dhe 4WD Sport. Nëse shoferët çaktivizojnë Kontrollin e Stabilitetit Dinamik, ata mund të zgjedhin një regjim 2WD i cili dërgon të gjithë fuqinë përmes rrotave të pasme.

Të gjitha modelet vijnë me karakteristika standarde në kabinat e tyre përkatëse, duke përfshirë një Display Head-Up, Asistent Driving, Asistent Parking dhe BMW Live Cockpit Professional.

Ekziston edhe një buton M mode në qendër të konsolës e cila lejon shoferët të zgjedhin midis tri llojeve të vozitjes: (Road , Sport , Track).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat